Municionet e Vlorës, largimi i tyre brenda verës
Municione të shumta në Vlorë flenë nën ujë dhe e vetmja siguri që ekziston për të mos shpërthyer është që të mos 'ngacmohen'. Të paktën kështu janë shprehur drejtues të Marinës të cilët thonë se nuk paraqesin rrezikshmëri.
Megjithatë sot është konkretizuar operacioni që do të kryhet për heqjen e muncioneve në vendin e quajtur Kalaja në qytetin e Vlorës. Pritet që municionet të largohen brenda kësaj vere.
Polumbarë të marinës ushtarake shqiptare dhe të asaj italiane janë zhytur disa herë nën ujë në vendin ku ndodhet sasia e muncioneve ku kanë bërë filmime dhe dokumentime që do të shërbejnë për heqjen e sasisë së municionit që gjendet këtu, e cila s'është bërë publike për median.
Ushtarakët janë treguar të rezervuar në dhënien e informacioneve. Nisja e këtij operacioni do të thotë për shumë qytetarë dhe pushues largimin e një rreziku që fle nën det. Muncionet pritet të largohen brenda kësaj vere, çka do të thotë se edhe për këtë sezon ekziston rreziku i pakujdesisë.