E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy këshilltare të të Këshillit bashkiak të Korçës e deklaruar veten sot të pavarura

Dy këshilltare të Këshillit Bashkiak të Korçës deklaruan sot, gjatë mbledhjes së radhës së këtij këshilli, se nuk do të jenë më pjesë e subjekteve të tyre politike në këtë këshill.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Laureta Alidinaj, përfaqësuese e Partisë Republikane dhe Arjana Pupa, përfaqësuese e LSI në këtë këshill, u shprehën se "nuk e gjenin më veten në subjektet e tyre politike për arsye të ndryshme".  Ndërkohë, këshilltarja e Partisë Republikane, Laureta Alidinaj, shtoi në deklaratën e saj se "do të vazhdojë të votojë si e pavarur në krah të forcave të djathta politike. Jemi befasuar nga dalja si këshilltare të pavarura e përfaqësueseve të PR dhe LSI dhe nuk mund të themi tani nëse do të ketë një rikonfigurim të raporteve midis forcave të djathta dhe të atyre të majta në Këshillin Bashkiak të qytetit", u shpreh kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë, Pëllumb Beqiri. Këshilli bashkiak i Korçës, i përbërë nga 35 anëtarë, me një raport delikat në vendimmarrje midis forcave politike të djathta dhe atyre të majta, gjatë këtij viti ka pësuar disa herë ndryshime. Miratimi i buxhetit të bashkisë për vitin 2009 tregoi se largimi  nga koalicioni i majtë i këshilltarit të PAD, Kristi Ngjela, ndryshoi raportet në favor të forcave të djathta politike me një anëtar më shumë. PS dhe aleatët e saj arritën të tërheqin votën e këshilltarit të PDK, Ilia Jatagani, për të siguruar përsëri shumicën prej 18 votash ndaj 17 votave të forcave të djathta politike në Këshillin Bashkiak të Korçës.      

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›