E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërveni: Nuk është zhvilluar asnjë negociatë secrete për ndarjen e urjrave territorial

Komandanti i Flotës Detare të Republikës së Shqipërisë, Kristaq Gërveni deklaroi sot, se "nuk është zhvilluar asnjë negociatë sekrete, për finalizimin e marrëveshjes me Greqinë, për ndarjen e ujërave territoriale". Në një prononcim zoti Gërveni mohoi të gjitha pretendimet e ngritura në disa media shqiptare, sipas së cilave, "negociatat sekrete për finalizimin e kësaj marrëveshje janë zhvilluar në ishullin e Korfuzit, ndërmjet Komandantit të Flotës Detare shqiptare, Kristaq Gërveni dhe homologut të tij grek, Jorgos Karamanliki". Në këtë drejtim, Gërveni sqaroi se "takimi i zhvilluar me homologun grek, ka qenë thjesht një takim rutinë, në kuadër të përgatitjes për një stërvitje të përbashkët të dy flotave detare në planin e bashkëpunimit dypalësh". Kjo gjë, sipas tij, konfirmohet edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrotjes së Greqisë. Për sa i përket marrëveshjes, Komandanti i Flotës Detare të Republikës së Shqipërisë rikonfirmoi edhe një herë se "nuk është cënuar asnjë milimetër nga hapësira territoriale detare e vendit tonë, si pasojë e marrëveshjes së nënshkruar me shtetin fqinjë, Greqinë".

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje nuk është bërë asnjë lëshim për palën greke, tha zoti Gërveni, duke sqaruar se "baza juridike për përcaktimin e kufijve detarë dhe shelfit kontinental gjendet në Konventën për të Drejtën e Detit, e njohur ndryshe si Konventa e Montego Bay, e cila ka hyrë në fuqi me 16 nëntor 1994. Për përcaktimin e vijës kufitare me Greqinë, sipas zotit Gërveni është përdorur parimi i baraslargësisë, pra "përcaktimi i një vije ndarëse me largësi të njëjtë nga të gjitha pikat e vijës bazë të shteteve bregdetare". Komandanti i Flotës Detare të Republikës së Shqipërisë theksoi se "gjatë gjithë përgatitjes dhe negocimit të kësaj marrëveshjeje, pala shqiptare ka përdorur dhe është bazuar vetëm në hartat shqiptare të prodhuara nga Instituti Gjeografik i Forcave të Armatosura, në Tiranë". 

Pas përfundimit të marrëveshjes, palët kanë vënë në dispozicion të njëra tjetrës hartat e përdorura për të nxjerrë koordinatat, të cilat, sipas zotit Gërveni "janë vënë në dispozicion të mediave të interesuara". Duke e konsideruar nënshkrimin e kësaj marrëveshje si një sukses, zoti Gërveni sqaroi se "kjo ndihmon për kryerjen e detyrave në det, si për mbrojtjen e vendit, ashtu edhe për zbatimin e ligjit nga njerëzit që veprojnë në det, për të mos krijuar konflikte të panevojshme". Sipas tij, "me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, Shqipërisë i lind e drejta për të shfytëzuar pasuritë e nëntokës, si nafta dhe gazi, të cilat nuk mund të shfrytëzoheshin më parë, pa pasur marrëveshje me vendet fqinjë që lagen nga i njëjti det".

Greqia është palë në Konventën për të Drejtën e Detit, nga  21 korriku 1995, ndërsa Shqipëria që nga data 23 qershor 2003. Duke qenë vende palë në këtë traktat ndërkombëtar, dy vendet janë të detyruara sipas nenit 83 të Konventës, “të përcaktojnë me marrëveshje, mbi bazat e ligjit ndërkombëtare, kufirin e shelfit kontinental”. Në kuadër të vizitës së Kryeministrit grek në Tiranë, Kostas Karamanlis, Shqipëria dhe Greqia nënshkruan në datën 27 prill, marrëveshjen "Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare". 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›