E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy kryekomisarë u emëruan drejtorë policie në qarqe

Problemi i emërimeve pa njoftuar nuk ka qenë i vetmi gjatë kësaj rokade në emërimet e policisë. Një tjetër problem i dukshëm është edhe ai i emërimit të dy prej drejtorëve të policisë në qarqe, emërimi i të cilëve bie në kundërshtim me sistemin e gradave brenda ligjit të Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për emërimin e kryekomisar të Saimir Muçës, si drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan, i cili par kësaj detyre ishte zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit. Gjithashtu edhe emërimin e përkohshëm të kryekomisar Altin Qatos si drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat. Sipas ligjit të Policisë së Shtetit, pikërisht në kapitullin e gradave, në nenin 36 deklarohet se grada kryekomisar i përket punonjësit të policisë të nivelit të parë drejtues. Në nenin 35, pika b, sqarohet se punonjësi i policisë së nivelit të parë drejtues, përfaqëson drejtimin dhe veprimin operacional. Madje, në tabelën sipas vendimit të qeverisë për funksionet korresponduese për çdo gradë, deklarohet se drejtori i Policisë së Qarkut ka gradën "drejtues" ose "drejtues i parë". Këto dy grada i përkasin nivelit të mesëm drejtues në polici dhe një punonjës i këtij niveli përfaqëson drejtimin ekzekutiv qendror dhe vendor të policisë. Në këto kushte, të dy kryekomisarët janë vendosur në detyrat e reja si drejtorë policie qarku, pa u bazuar në ligj. Ndërsa për emërimet e tjera mësohet se të gjithë drejtuesit e policisë në qarqe kanë gradën "drejtues" ose "drejtues i parë". Kjo mund të sjellë sërish probleme për nivelin e gradave, pasi sipas ligjit në fuqi, për një funksion të caktuar, duke një gradë e caktuar dhe nëse persona të këtij niveli vendosen në funksione më të larta, automatikisht duhet t‘u jepen grada më të larta, duke rritur kështu edhe raportin e numrave për gradë të caktuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›