Kapet Rizai, "legjenda shqiptare", i arratisur dy herë nga burgjet greke
Duket se ka marrë fund aventura e arratisjes nga burgu grek i sigurisë së lartë Koridhalos të Athinës, të shqiptarit Alket Rizai. Policia greke ka konfirmuar se tashmë e ka arrestuar ish-të burgosurin, i cili realizoi në muajin shkurt të këtij viti një arratisje spektakolare me helikopter. Arratisja ndodhi pasi një helikopter privat për fluturime të brendshme u ul në tarracën e burgut ku dy të dënuarit, shqiptari Rizai dhe greku Palaiokostas vuanin dënimin. Që atëherë, Rizai ka jetuar në arrati, nën një përndjekje të vazhdueshme nga forcat e policisë, por duket se ai tashmë ka rënë pre e tyre dje në mëngjes në veri të Athinës, sipas të dhënave të konfirmuara nga mediat që citojnë policinë greke.
Arrestimi në banesë
Alket Rizai, shqiptari, i cili në fillim të këtij viti u arratis në mënyrë spektakolare, si në filmat hollivudianë, është gjetur teksa flinte në një banesë në një fshat afër Athinës. I gjithë operacioni policor ka "habitur" shqiptarin, i cili për dy herë radhazi arriti t‘i vinte në vështirësi autoritetet greke, duke u arratisur dy herë nga burgu me helikopter. Gjatë operacionit, në pranga kanë përfunduar dhe tre persona të dyshuar si bashkëpunëtorë. Shumë punonjës policie kishin rrethuar zonën. Më shumë se 25 policë, në orën 6:30, rrethuan banesën ku strehohej Alketi në "Ano Shuli" të Gramatikos. I thirrën nga jashtë që të dorëzohej. Pas shumë bisedimesh, në distancë, ai doli nga banesa me katër granata dhe një kallashnikov. Rreth orës 7:10 doli nga shtëpia bashkë me Alketin edhe e fejuara e tij "Sula e Peristerit" dhe një çift tjetër. Sipas të dhënave, policia e gjeti shqiptarin nëpërmjet përgjimit të telefonit. Policia deklaron se Alketi bashkë me të fejuarën u strehuan aty para disa ditësh. Ndërronin shpesh shtëpi dhe makina. Dy nga automjetet ishin një "Smart" dhe një "Mercedes Benz" i blinduar. Kështu kishin vepruar edhe në rastin e fundit. Te pronarja e shtëpisë deklaruan se kishin dyqane në Athinë dhe donin të jetonin jashtë qytetit. Ndërsa Rizai u prezantua si kushëriri i saj nga Gjermania dhe do të jetonte pak kohë në Greqi.
Dorëzimi dhe tallja
"Përsëri këtu ti" është shprehur Alket Rizai në momentin e arrestimit dje në mëngjes, duke iu drejtuar një oficeri të forcave speciale që e kishte arrestuar para disa vitesh në Viotia. Ai ka qeshur, teksa i vendosnin prangat dhe më pas është treguar i ashpër për trajtimin e së dashurës dhe miqve të tij. Madje, ai ka treguar se ishte dorëzuar pikërisht që mos t‘i bënin keq asaj. Gjithashtu, rrugës për në qeli, ai është tallur me oficerët, duke deklaruar se po planifikonte arratisjen tjetër. Ndërkaq, 43-vjeçari Vasilis Paliokostas, një prej kriminelëve më të njohur në Greqi, me të cilin ai kreu arratisjen nga burgu, mësohet se ende nuk është arrestuar. Ngjarja e shkurtit përbënte në fakt herën e dytë që dy të dënuarit kishin arritur të arratiseshin nga burgu i sigurisë së lartë Koridhalos, pas një akti të kryer po me sukses në vitin 2006. Këto ngjarje janë shoqëruar me furtuna në policinë greke, të cilët mesa duket edhe tani që mund ta kenë vënë në pranga Rizain, do ta kenë shumë të vështirë t‘i zënë besë shqiptarit të burgosur. Deri në orët e mbrëmjes, ai nuk ka pranuar të tregojë asgjë për arratisjen apo për mikun e tij në kërkim.
Jehonë në mediat greke
Lajmi për arrestimin e shqiptarit të shumëkërkuar ka sjellë jehonë nga të gjitha mediat greke, të cilat kanë komentuar gjatë gjithë ditës operacionin. Gjithashtu, edhe mediat botërore kanë dhënë një sërë variantesh për Rizain. Një prej tyre deklaron se ai është kapur në gjumë, teksa flinte me të dashurën, por dëshmitarët kanë rrëfyer se është dashur rreth një orë që ai të dorëzohet. Alket Rizai, i cili vuante dënimin për vrasje në burgun e sigurisë së lartë Koridhalos të Athinës arriti të arratisej në mënyrë spektakolare me një helikopter së bashku Vassilis Paliokostas, të dënuar për grabitje banke. Arratisja ndodhi më 22 shkurt 2009. Ditën e arratisjes, autoritetet e policisë gjetën helikopterin të braktisur në periferi të Athinës, ndërsa piloti u gjet i lidhur dhe sytë të mbyllur me fasho. Në dëshminë e tij në polici kishte thënë se helikopteri ishte kërkuar nga një çift për një shëtitje. Helikopteri ishte marrë me qira nga çifti disa herë para se të ndodhte arratisja. Për ngjarjen e ndodhur, gjykata dënoi me burg dy nga pesë gardianët e burgut Koridhalos të Athinës. Shefi i gardianëve u dënua me tre vite burg dhe gardiani i shërbimit me gjashtë muaj burg.