Dy lëkundje tërmeti janë ndier në Tiranë

Qendra sizmologjike, foto arkiv
Dy lëkundje tërmeti janë ndierë mesditën e sotme në Tiranë. Tërmeti është ndier rreth orës 12:45 dhe epiqendra ndodhet 5 km larg kryeqytetit, pranë Kamzës, në Pezë Helmës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka qenë me një magnitudë prej 2.9 ballë i shkallës rihter.
Instituti sizmologjik bën të ditur se në epiqendër intensiteti i tërmetit është ndjerë 4 ballë, ndërsa në Tiranë e në zonat përreth është ndjerë 3-4 ballë.