E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëndija elektrike djeg tri magazina

Tri magazina janë mbuluar nga
flakët pasditen e djeshme afër
fabrikës së miellit, tek ish-stacioni
i fundit i Tiranës së Re. Magazinat
kanë qenë të mbushura me arra
dhe dëmet në të janë të mëdha.
Kreu i Drejtorisë së Zjarrfikësve.
Dilaver Laçi, tha se magazinat janë
të përmasave të vogla dhe se pas
punës së bërë nga tre zjarrfikëse
flakët janë vënë nën kontroll. Dy
magazinat e tjera kanë qenë me
ushqime dhe shiu i dendur ka bërë
që fatmirësisht zjarri të mos përhapet
shumë. Dyshimet e para janë
që flaka të ketë rënë si rezultat i një
shkëndije elektrike. Brenda harkut
kohor të një muaji, biznese të tëra
janë shuar nga flakët. Nuk dihet nëse
zjarret janë të qëllimshëm për efekt
të konkurrencës, apo aksidentalë.
muaj janë shkrumbuar pesë biznese.
Zjarret që shkrumbuan dy firmat
"Ardeno" dhe "Henri 2000" përgjatë
autostradës Tiranë-Durrës në datën
7 dhjetor dyshohet se janë vënë
për motive konkurrence dhe nga të
njëjtët persona të interesuar për të
shkatërruar dy bizneset. Por, deri
më tani prokuroria nuk ka ndonjë
të dyshuar konkret, pasi nuk është
gjetur ndonjë gjurmë, për shkak se
të dyja ndërtesat janë shkrumbuar
totalisht. Në versionin zyrtar, zjarret
që shkrumbuan mobilierinë "Ardeno"
dhe firmën me pajisje hidrosanitare
"Henri shpk", janë klasifikuar
si "zjarre të shkaktuara si pasojë e
shkëndijave elektrike". Por hetuesit
e hedhin poshtë një version të tillë,
duke ngritur dyshime të forta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›