E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy medalje bronzi për Shqipërinë

 

Rrëmbejnë në Olimpiadën ballkanike të matematikës dy medalje bronzi. Ornela Xhelili 16-vjeçarja nga Tepelena, nxënëse në kolegjin turk “Mehmet Akif” dhe Andi Reçi nga Tirana nxënës në shkollën “Petro Nini Luarasi” përfaqësuan Shqipërinë në mënyrë dinjitoze. Olimpiada e 26-të u zhvillua në Kragujevac, Serbi nga 28 prilli deri më 4 maj 2009. Ekipi i olimpiadës përbëhej nga 6 nxënës dhe 2 profesorë. Vlerësimi në Ballkan është më i larti për nxënësen Ornela, i cili paraprihej nga arritje të tjera si çmimi i dytë në rrethin e Tiranës në klasën e 10, vendi i katërt në shkallë rrethi dhe shteti në klasën e 11-te. Nxënësja shpreh dëshi-rën për të vazhduar studimet në Gjermani, shteti ku këtë vit do të zhvillohet olimpiada ndërkombëtare e matematikës. Të njëjtin vlerësim, medalje bronzi, i dyti ka fituar dhe Andi Reçi, nxënës në klasën e 12-të në shkollën “Petro Nini Luarasi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›