Dy mënyrat e zbardhjes së dhëmbëve dhe shkaktarët e ngjyrosjes së tyre
Kujdesi për dhëmbët, për të parandaluar infeksionet e ndryshme. Mund t’i zbardhoni dhëmbët te stomatologu ose në shtëpi
Koncepti i estetikës, që simbolizon bukurinë dhe të pëlqyerit nga njerëzit, ndryshon shumë nga një kulturë në tjetrën. Kultura të ndryshme i ngjyrosin dhëmbët e tyre me të zezë, por siç duket, kohët e fundit dhëmbët e bardhë të Hollivudit kanë më tepër popullaritet. Lehtësimi i përdorimit të agjentëve zbardhues të dhëmbëve ka bërë që jo vetëm njerëzit publikë, por të gjithë të kenë mundësinë e zbardhimit të tyre. Ka dy lloje mënyrash për zbardhimin e dhëmbëve: zbardhim te stomatologu (Office Bleaching) dhe zbardhimi në kushtet e shtëpisë nga vetë pacienti (Home Bleaching).
Zbardhimi i dhëmbëve
Zbardhimi i dhëmbëve është një proces kimik nëpërmjet të cilit hiqet ngjyrosja e enamelit dhe dentinës. Sistemi i zbardhimit të dhëmbëve është i përbërë prej një pllake dhëmbësh të veçantë dhe të hollë plastike si dhe nga xheli zbardhues. Pllaka e hollë plastike vendoset në gojën e pacientit natën, para gjumit. Përveç grave shtatzëna, zbardhimin e dhëmbëve mund ta bëjnë pothuajse të gjithë. Gjithçka varet gjithashtu nga sasia e ngjyrosjes dhe durimi i pacientit. Stomatologu është ai që përcakton nëpërmjet një kontrolli të përgjithshëm të gojës dhe dhëmbëve nëse është apo jo i mundur një proces i tillë. Zbardhja e dhëmbëve është një proces ideal për ata të cilët i kanë dhëmbët e shëndetshëm dhe dëshirojnë t’i kenë ata më të bardhë dhe më të shndritshëm. Sipas kërkimeve, asnjë nga zbardhjet e dhëmbëve që bëhen nën kujdesin e stomatologut nuk është i dëmshëm për dhëmbin dhe mishrat e dhëmbëve.
Funksionimi i terapisë
Xheli vendoset në një shtresë të posaçme për gojën tuaj. Komponentët aktivë të xhelit pas shpërbërjes çlirojnë oksigjen, i cili zbardh ndërmjet një procesi kimik, heq njollat e ndryshme të enamelit dhe dentinës. Përbërja e dhëmbit nuk prishet, vetëm zbardhet ngjyra e tij. Përgatitet nga stomatologu një pllakë dhëmbësh e posaçme për pacientin. Para gjumit vendoset xheli brenda kësaj pllake, e cila më pas vendoset në gojë dhe pacienti fle. Pas zgjimit lahen dhëmbët. Efektet anësore të kësaj terapie janë se ajo mund të krijojë ndjeshmëri kundër të ftohtit në disa njerëz. Një efekt tjetër është ndjeshmëri provizore e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbit. Por të gjitha këto efekte zhduken përfundimisht mbasi ndërpritet terapia, ose në 1-3 ditë pasi përfundon terapia e zbardhjes. Sipas personit, rezultati i kësaj terapie mund të merret brenda tri seancash. Por kur ka ngjyrosje të mëdha të dhëmbëve terapia mund të zgjatet në më tepër se tri ditë. Pas përfundimit të terapisë dhëmbët do jenë gjithmonë më të bardhë se ngjyra fillestare. Por kur keni njolla të mëdha ndihet nevoja që pacienti një herë në gjashtë muaj ta rinovojë terapinë për 1-2 net.
Kujdesi nga infeksionet
Dhëmbët e pastër dhe një furçë e pastër dhëmbësh janë mjete të efektshme kundër infeksioneve. Studiuesit kanë vënë re se bakteret që gjenden në gojë mund të qarkullojnë nëpër pjesë të tjera të trupit. Kjo do të thotë se një higjienë e keqe e gojës mund të ketë të bëjë me infektime në trup, sëmundje të zemrës apo ndonjë infarkt zemre. Dhëmbët duhet të lahen më së shumti 20 minuta pas një vakti ngrënieje. Gjithashtu, duhet ndërruar furça e dhëmbëve menjëherë pas ndonjë ftohjeje apo infektimi të fytit pasi mbetet rreziku që njeriu t´i ngjisë infektimin përsëri vetvetes. Koenzima Q10 bën të mundur shndërrimin e energjisë nga ushqimi në energji trupore. Një higjienë e keqe, jo vetëm që është origjina e kariesit të dhëmbëve, por dhe shkaktari kryesor i infeksionit të mishit të dhëmbëve. Tartari është një pllakës bakteriale e ngurtësuar dhe e depozituar përreth dhëmbëve. Fillimisht kjo pllakës shkakton infeksion në mishin e dhëmbit dhe më vonë infeksioni përhapet dhe mund të arrijë deri në kockë, gjë që çon në mënyrë të pashmangshme në rënien e dhëmbit. Bakteret e para që mbulojnë sipërfaqen janë përgjithësisht bakteret gram-pozitive, kokët, sidomos streptokokët dhe kokobacilet, siç është antinomyces. Shtresa fillestare është e karakterizuar nga një veshje e përkohshme e sipërfaqes së dhëmbëve.
Box
Koenzima Q10
Pastat e dhëmbëve duhet të përmbajnë koenzimën Q10, e cila forcon dhëmbët dhe e mban të freskët mishin e tyre. Nga ana e saj Q10 forcon florën bakteriale natyrore dhe mbrojtëse të gojës. Asnjë pastë dhëmbësh nuk i bën dhëmbët më të bardha se ç’janë. Pasta heq njollat nga dhëmbët, por kurrë nuk i zbardh ato. Fluori është lënda më e rëndësishme e pastës së dhëmbëve. Ai forcon dhëmbët dhe rrit qëndrueshmërinë e tyre ndaj sulmeve të acideve. Fluori gjithashtu frenon gërryerjet e dhëmbëve dhe mund të ndihmojë dhëmbët me vrima të vogla. Por edhe fluori duhet marrë në mënyrë të matur. Në Evropë përqindja më e lartë e fluorit që lejohet të përmbajë një pastë dhëmbësh është 0,15 për qind. Mund të jetë e shkruar edhe si 1.500 ppm.
Shkaqet e ngjyrosjes së dhëmbëve
Kafja
Çaji
Kola-Kola
Cigarja
Mosha
Përplasje dhe trauma
Disa antibiotikë (tetraciklina, minociklina etj.)
Përdorim i tepërt i floridid
Sëmundje sistematike të trupit dhe malformime gjenetike të dhëmbëve
Degjenerimi i nervave
Mbushjet me amalgamë
Përgatiti: JONIDA TASHI
26 Mars 2008