E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guvernatori Fullani: Jemi goditur nga kriza

Guvernatori i Bankës së Shqipërise Ardian Fullani tha sot se "sistemi bankar në vend është i sigurt, por pasojat e krizes po fillojnë të ndihen në vend”. Fullani sqaron se ekonomia vendase e ka kaluar fazën e parë dhe ndodhet nën presionin e fazës së dytë 

TIRANE-Banka e Shqipërisë deklaron se ekonomia shqiptare po vuan pasojat e krizës ekonomike. Guvernatori i Bankës së Shqipërise Ardian Fullani tha sot se "sistemi bankar në vend është i sigurt, por pasojat e krizes po fillojnë të ndihen në vend”. Fullani sqaron se ekonomia vendase e ka kaluar fazën e parë të goditjes nga kriza ekonomike qe po trondit ekonomitë botërore. Sipas Guvernatorit tani Shqipëria ndodhet nën presionin e fazës së dytë. Kriza po ndjehet fillimisht në presionin mbi monedhën vendase lekun nga valutat e huaja Euro dhe Dollari. Për Guvernatorin Fullani më shume pasojat e kësaj krize po i vuan industria nxjerrëse dhe ajo prodhuese.
Guvernatori siguroi se sistemi bankar eshte ende i imunizuar nga kriza dhe se aktualisht nuk ka rriks per te.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›