E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ftohti polar ne Shqipëri deri në fund të shkurtit

Sinoptikanët bëjnë me dije se i ftohti polar ka rreth dy javë që qarkullon në rajonin tonë, duke sjellë masa ajrore të paqëndrueshme, të ftohta dhe të thata. Gjatë kësaj jave ne vendin tone pritet një rritje dhume e lehtë e temperaturave. 

TIRANE-Moti i ftohtë do ta shoqërojë vendin tonë edhe për disa ditë me radhë, gjer në fund të muajit shkurt. Sinoptikanët bëjnë me dije se i ftohti polar ka rreth dy javë që qarkullon në rajonin tonë, duke sjellë masa ajrore të paqëndrueshme, të ftohta dhe të thata. Moti do të jetë me vranësira në të gjithë territorin, më të theksuara në verilindje dhe juglindje.
Gjatë kësaj jave pritet një rritje e lehtë e temperaturave.
Për sot vendi ynë do të ndikohet nga periferia e presionit atmosferik të lartë. Mbi vendin tonë qarkullojnë masa ajrore të paqëndrueshme, të thata dhe të ftohta. Moti do të jetë me vranësira në të gjithë territorin, më të theksuara në Verilindje dhe Juglindje. Era do të fryjë me shpejtësi 2-12 m/sek në drejtimin Lindje-Verilindje. Valëzimi në bregdet parashikohet të jetë 4-5 ballë.
Ditën e martë vendi ynë do të vazhdojë të ndikohet nga vlera të larta të presionit atmosferik.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›