Dy monumente kulture në Delivinë rrezikojnë shembjen
Në fshatin Rusan të Delvinës po shemben dita-ditës dy monumente kulture të kategorisë së parë, pasi ka 30 vjet që ato janë harruar nga shteti. Është kulla e Alush Dizdarit, e ndërtuar në vitin 1858, dhe xhamia e Gjin Aleksit, e ndërtuar në vitet 1600 mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin. Një nga evidentimet më të rëndësishme të vitit 2007 ishin punimet restauruese që u ndërmorën në xhaminë e Gjin Aleksit, në fshatin Rusan të Delvinës. Kjo për faktin se në këtë objekt ishte hera e parë që u bënë ndërhyrje me punime të thella restaurimi. E ndërtuar në shekullin XVIII, xhamia paraqet një kompleks me vlera unike. Rreth korpusit qendror të xhamisë janë ndërtuar katër tyrbe kuadratike, të mbuluara me kupola guri. Prej më se 50 vjetësh, xhamia vuante efektet e lagështirës, ndërsa dyert e dritaret, paraqiteshin të kalbëzuara. Minares i mungonte koni në krye, ndërsa brenda xhamisë nuk ruhej asnjë gjurmë e mafilit. Punimet e restaurimit të realizuara nga Drejtoria Rajonale e Monumenteve Sarandë prekën të gjithë kompleksin. U riparua krejtësisht mbulesa me tjegulla e të pesë kupolave. Tyrbet u shtruan me rrasa guri dhe u pajisën me dritare e rrjetë mbrojtëse. Në anën verilindore të xhamisë u sistemua terreni me mur guri dhe u shtrua kanali për largimin e ujërave. Në dritaret u kryen punime tërësore, si vendosja e kangjellave dhe rrjetave të telit, plotësimi i pragjeve e tavaneve nga brenda dhe arkitrave prej guri nga jashtë. Në hyrjen e xhamisë u vendos një portë karpentieri me gozhdë kovaçi, ndërsa brenda saj u shtrua dyshemeja me dërrasa, si dhe u rikompozua mafili i drunjtë. Sondazhet për pikturën murale, në të ardhmen, do të
zgjidhnin problemin e rifiniturës së brendshme.
Kreshnik Merxhani - arkitekt
"Njëri monument është rrëzuar tashmë, kulla e Alush Dizdarit, është një moment kulture i kategorisë së parë, i shpallur nga shteti përpara viteve 1990. Ka qenë propozuar për t‘u bërë muze etnografik për rrethet Sarandë dhe Delvinë. Ajo i përket vitit 1858 dhe është 151-vjeçare. Përbëhet nga tri volume. Volumi i mesit është rrëzuar, ndërsa tashmë përbëjnë një rrezik konkret edhe dy volumet e tjerë. Monumenti tjetër është xhamia e Gjin Aleksit. Edhe kjo është një monument i kategorisë së parë. I janë bërë disa ndërhyrje, që i kanë bërë shumë mirë monumentit. Ajo që bëhet sot është heqja e suvasë së hyrjes e kolonadës, e cila po kryhet në një kohë të papërshtatshme, sepse ka reshje. Struktura e saj është me gur poroz dhe ai gur do të thithë lagështirën, do rëndohet akoma më shumë, do ulë rezistencën materiale kur është i ngopur me ujë dhe ato plasaritjet që ka do të bëhen akoma më të mëdha. Ky është një rrezik i vërtetë për monumentin".
Ilir Papa - drejtor i Monumenteve të Kulturës, Sarandë
"Shtëpia e Alush Dizdarit është një ndërtesë e cila është shpallur monument kulture që nga viti 1979. Ajo është me pronarë legjitimë, por ka vështirësi për restaurimin e saj. Ne e dimë që ka pësuar shkatërrime kohë pas kohe, sepse ka 30 vjet që nuk është hedhur asnjë lloj investimi. Jemi në proces të bërjes së një projekti për shpëtimin e mundshëm të saj. Ne kemi biseduar dhe me Bashkinë e Delvinës që të shikojmë mundësinë e një rivitalizimi të saj, të shikojmë mundësinë që ajo të marrë një forme siç është, por të gjejmë donatorë për ta ringritur përsëri në një formë hani ose diçka tjetër. Ndërsa për xhaminë e Rusanit, besoj se problemet janë zgjidhur. Punimet e nisura aty kanë përfunduar. Për mendimin tim, tani ajo është restauruar plotësisht. Besoj që shanset për ringritjen e kullës janë të mëdha, qoftë nga buxheti i shtetit, qoftë dhe nga privatët, sepse nuk do ta bëjë të gjithë shteti, por do ketë dhe donacione private që janë të interesuara të bëjnë diçka për të. Jemi në rrugë të mbarë për gjetjen e fondeve për ta bërë këtë".