Hapet ditari i Drita Pelingut
I ndodh rrallë që të kridhet në kujtimet e së shkuarës. Jo në ato që dashje pa dashje i kanë zënë një cep të kujtesës. Por në ato që për vite me radhë i ka hedhur në fletët e një ditari. Tashmë është më shumë se 60-vjeçar. Drita Pelingu i ka besuar shumë të fshehta, mendime, dëshira e pasione që gëlonin në kokën e vajzës së re. Gati-gati ka ndërtuar një jetë të dytë brenda faqeve të zverdhura, mes të cilave teksa e shfleton, të rastis që gjen edhe ndonjë tufë vjollcash të thara. Një jetë, personazhet e së cilës ka privilegjin t‘i dëgjojë vetëm ajo. Në një ditë me shi, kohë në të cilën kujtimet thirren më fort, aktorja e njohur tërheq ngadalë dorezën e sirtarit të fundit. Mes shumë dosjesh të sistemuara brenda tij, nxjerr një bllok, të cilit së jashtmi i lexohen qartë gjurmët e viteve. Një kapak në ngjyrë kafe, të cilin e hap me kujdes, mbyll një rrëfim intim të viteve të rinisë së hershme. Të atyre viteve ku ëndrrat e një vajze që aspironte të bëhej aktore, mbusheshin edhe me dashuri. Një djalosh bukurosh, që e thërrisnin Hysen, njëkohësisht artist, mbushte mendimet e Drita Kripës (mbiemri i vajzërisë). Teksa shfleton faqet, ndonjë prej të cilave edhe është shkëputur nga blloku, një buzëqeshje gati e pavetëdijshme i shpërfaqet në buzë. Ndonjëherë nuk ngurron të lëshojë edhe zë. Ato që ka shkruar vite më parë, në ditët e një vajze 18-vjeçare, nëse nuk do të ishte e vetëdijshme që i ka hedhur vetë, do t‘i dukeshin si mendimet e një personazhi të sajuar nga fantazia e shkrimtarit. Ka plot detaje që edhe i ka harruar. Por ende shfaq një entuziazëm rinor kur kujton shkëmbimin e shikimeve të para me djaloshin që do t‘i qëndronte gjithë jetën në krahë. "E kisha dëgjuar kur këndonte në radio. I dija vetëm emrin. Një ditë, teksa me një shoqen time ngjitesha në shkallët e të parës shkollë dramaturgjike (unë isha e vetmja femër që kisha fituar konkursin) shkëmbehemi me një djalosh, i cili kthen kokën dhe më vështron. Nuk e njihja. Menjëherë shoqja ime më thotë se ai ishte Hyseni. Ky ka qenë takimi ynë i parë", tregon aktorja, që tashmë jeton pa praninë e tij. Gjithçka që ka ndier e ka hedhur deri në detaje në ato fletë, të cilat i ngacmojnë kujtimet teksa i lexon. Deri më tani e ka ruajtur me shumë fanatizëm, por këto ditë po mendon t‘i sistemojë e ndoshta t‘i bëjë pjesë edhe të një libri. "Kohët ndryshojnë, por dashuria mbetet ndjenjë e fuqishme e njeriut", shprehet Drita Pelingu, teksa lexon ato që ka shkruar shumë kohë më parë. Të sinqerta, në dukje edhe pak naive, për herë të parë po botojmë dy fragmente të shkëputura nga fletët e ditarit të aktores. Si e kujton ajo dashurinë e saj? Çfarë përjetonte Drita teksa në dorë shihte një unazë premtimi? Edhe sot e kësaj dite e "mbyt" nostalgjia, teksa shpreh se Hyseni i saj ishte një djalosh bukurosh.
Detajet më të imta të jetës suaj ndodhen brenda fletëve të një ditari. Kur keni nisur ta shkruani?
Kam shkruar gjithë jetën. Ditari ka filluar që në fëmijërinë time të hershme, ka vazhduar me ditët e para kur kam njohur tim shoq, për shfaqjet, turnetë etj. Është ditar i madh dhe shumë intim, të cilin e kam vazhduar në fletore të ndryshme. Sa herë që më ndodhte të bëja një turne me teatrin në Kosovë apo Maqedoni, kam mbajtur shënim përshtypjet e mia, të spektatorëve, gjendjen time shpirtërore. Kam shënuar çdo detaj edhe kur kemi udhëtuar në Nju Orlins për Kongresin e Arteve dhe Komunikimit. Akoma nuk jam marrë me këto fletore, por mendoj se së shpejti do të filloj t‘i sistemoj. Këta sirtarë janë të mbushur plot me shënime edhe për artistët tanë si: Naim Frashëri, Kadri Roshi, Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Esat Oktrova. Kanë disa vjet që qëndrojnë aty.
Cilat janë përjetimet që ju ngjallen kur lexoni sot faqet e këtij ditari?
Nganjëherë të duken gjëra shumë për të qeshur, por mosha ka të bukurat e veta. Sot ndoshta duken pak naive, por sidoqoftë janë kujtime të lidhura me jetë njerëzish, me motrat, me vëllezërit, babanë, apo dhe me njerëz që nuk jetojnë më. Nga ana tjetër, gjithë ç‘kam shkruar në atë ditar është një dokument i mirë për të kuptuar botën e atëhershme.
Ju ngacmojnë kujtimet?
Nuk i hap vazhdimisht shënimet, sepse mungesa e njerëzve të dashur më shkakton dhimbje. Ndodh rrallë kur jam vetëm. Ndërsa nëse vjen ndokush për vizitë dhe biseda vërtitet rreth brezit tonë, atëherë më ngacmojnë kujtimet. Ato më bëjnë të fluturoj.
Një pjesë e mirë e kujtimeve i përkasin edhe jetës me bashkëshortin tuaj. Ju ishit grua në karrierë dhe familjare. Si kanë ecur të dyja?
Ne kemi dy vajza, të cilat kanë qenë dashuria më e madhe dhe qëllimi i jetës sonë. Nuk na kanë shkaktuar probleme në rrugën që kanë zgjedhur, por kemi pasur vështirësi në rritjen e tyre. Kemi qenë të dy artistë dhe të dy e kishim të zënë ditën, madje shumë herë edhe orët e darkës. Herë-herë kam marrë një kujdestare, megjithëse në ato kohë kanë qenë shumë të rralla. Familja ime më ndihmonte shumë kur shkonim për turne të gjatë qyteteve, apo fshatrave. Por ka pasur raste që edhe i merrja me vete. Në faza të ndryshme jam munduar të gjej një zgjidhje. Nuk kanë qenë të pakta edhe rastet kur i mbyllja me çelës në shtëpi. U lija ushqim, ndërsa brenda dhomës kishim edhe një lavaman me një çezmë që të pinin ujë dhe ikja në shfaqje. Për disa kohë kemi jetuar në një shtëpi me familjen e doktor Kërçikut dhe i lutesha zonjës së tij që të m‘i shihte vajzat. Kur ktheheshim në darkë i gjenim duke fjetur në qilim. Kam plot kujtime. Ndoshta tani duket sikur je në ëndërr, por ishte një jetë me shumë sakrifica.
Albumet me fotografi janë një tjetër ditar me imazhe për jetën dhe karrierën tuaj. Shumica e pozave shfaqin një Drita Pelingu aktore lozonjare...
Që nga fillimi deri në fund, rolet e mia kanë qenë ose role vajzash dashnore, ose role grash me një botë të madhe të brendshme, me shpërthime të fuqishme dhe të gjitha këto kanë bërë që unë të kujdesem për trupin tim, për fizikun, flokët, gjithçka që kërkonin këto role.
Jeni ndier e privilegjuar që ju kanë besuar kryesisht kryerole?
Nuk di të them a jam ndier e privilegjuar. Veçse kur sapo mbaroja njërin rol, vinte regjisori tjetër që më jepte një kryerol. Më kujtohet një episod në premierën e shfaqjes "Intrigë e dashuri" me regjisorin Mihal Luarasi. Unë kisha personazhin e Luiza Miler, një rol që e ka zili çdo aktore. Kur mbaroi shfaqja, në skenë u ngjitën shumë njerëz që na uronin. Në një cep shihja që rrinte regjisori Kujtim Spahivogli. Nuk kishim shumë shoqëri, vetëm sa përshëndeteshim. Kur u nisa për në kabinën e katit të dytë, të cilën e ndaja me Violeta Manushin dhe Esma Agollin, Kujtim Spahivogli më del përpara dhe më thotë: "Në vend të luleve, Mihal Hanëm". Nuk e kuptova se çfarë ishte. Hyra në kabinë, ku gjej një gotë të vogël me një tufë lule fushe. Sa herë kisha premierë, partneri im i roleve të dashurisë, Naim Frashëri, më dërgonte një buqetë të mbledhur në rrethinat Tiranës, që atëherë ishte e gjelbëruar. Pastaj më shkoi mendja të shihja atë që më kishte dhënë Kujtimi. Pashë një tekst dhe lexoj: Drama "I çuditshmi" i Nazim Hikmet. I Çuditshmi - Kadri Roshi, Mihal Hanëm - Drita Pelingu. Ishte një dhuratë befasuese. Sapo dola nga një kryerol, m‘u ofrua një tjetër premierë. E mora tekstin, erdha në shtëpi, bëmë ceremonitë e zakonshme pas premiere me tim shoq e vajzat dhe kur vajta për të fjetur, ishte e pamundur të më zinte gjumi. Hapa abazhurin dhe fillova të lexoja tekstin e rolit të ri, që ishte një antipod i Luiza Miller. Ndërsa ajo ishte një dashnore romantike, Mihal Hanëm ishte grua praktike e jetës, që thoshte jetë pa para nuk ka. Janë histori të gjata dhe një jetë e tërë e mbushur me më shumë se 130 role.
E diel, 30 shkurt 1945
Ora 20.00
E bëmë sot celebrimin. Ǒditë e lumtur për mua! Megjithëse kujtimet e kësaj dite s‘do të shlyhen kurrë nga mendja ime, dua ta përshkruaj gjatë e gjerë çdo gjë që më ndodhi sot, se kështu do t‘i kem përherë e më të gjalla parafytyrimet. U ngritëm të gjithë që me mëngjes herët. Secili merresh me nga një punë për rregullimin e shtëpisë dhe pritjen e krushqve. Kur mbaruam punët u veshëm dhe po prisnim. Bija kish ardhur nga Vlora që dje pas dreke, sot erdhi dhe gjithë familja e hallës. Nga ora 9 e mëngjesit filluan të vinin disa miq të babait që ishin ftuar për të pritur krushqit. Kur shikova që po vinin ata më shkrepi të qarët. Qava aq shumë, sa s‘kisha qarë ndonjëherë kurrë! Pse? As unë se di pse-në? S‘di se si më vinte për veten time. Të gjithë më bërtitshin të mos qaja se do më kuptonin dhe miqtë, por as unë se kisha veten në dorë, qaja sikur të më kish vdekur njeri. Pastaj erdhi Dedeja dhe duke më marrë me të mirë më çoi të laja sytë që të mos më kuptonin të tjerët. Ora dhjetë ish caktuar për celebrimin. Kur mendoja se ora po afronte, më dridheshin këmbët nga turpi dhe nga emocioni. Nganjëherë më vinte të qeshja, kur mendoja se do të vinte Hyseni, por ky mendim kalonte si vetëtima nga turpi që qysh do dilja të piqesha me ta. Këmbët e duart sa s‘po më këputeshin fare nga të dridhurit. Uzdaja më tha më pas se ajo kish frikë se mos më binte të fikët, aq shumë kisha ndryshuar. Ora dhjetë! Erdhën, erdhën thirrën të gjithë. Se qysh qëndrova dot më këmbë atë minutë, as unë se di. Në fytyrë (siç më tregonin të tjerët) isha bërë dyllë e verdhë, sikur isha ngritur nga një sëmundje e gjatë. Pas nja pesë minutash që kishin ardhur ata, do dilja t‘i piqja unë!
Nuk besoj të kem pasur ndonjëherë aq turp sa pata sot para se t‘u dal atyre. Me thënë të drejtën, më turp kisha nga Hyseni dhe babai se sa nga të tjerët. Hyra në odë, u dhashë dorën të gjithëve me radhë dhe kur mbarova thashë me vete: shpëtova! Dola jashtë. Piva pak ujë dhe atëherë m‘u duk sikur u çlirova. Pastaj, babai u ngrit dhe duke nxjerrë unazën tonë, ia vuri hynit dhe Ramadani ma vuri mua për nga ana e tyre. Pas pak erdhën nëpunësit e bashkisë dhe filloi ceremonia e zakonshme. Të gjithë u ngritën në këmbë. Unë dhe Hyseni ishim pranë njëri-tjetrit. Nga turpi asnjëherë se shikova në fytyrë. Nëpunësi i bashkisë filloi të këndojë rregulloren: Burri është kryetari i familjes. Gruaja duhet ta ndjekë burrin kudo... etj. Se qysh e kam mbajtur gazin në atë minutë as unë se di. E shtypja buzën që të mos qeshja. Uzdaja që më shikonte thosh se edhe Hysenit i plaste gazi. Kur nëpunësi na pyeti secilin prej të dyve nëse pranonim të merrnim njëri-tjetrin. Hyseni u përgjigj "po" me gjysmë zëri dhe unë me një çerek fare. Pastaj firmuam si ne ashtu edhe dëshmitarët e të dy palëve dhe nëpunësi përfundoi duke thënë: që tashti, quheni të martuar. Ua... kjo s‘durohesh! E ngutha gjuhën sa kisha fuqi që mos të qeshja. Të gjithë atëherë filluan përsëri urimet dhe unë e Hyseni vajtëm iu puthëm dorën secilit me radhë. Kështu pas të gjithë këtyre zakoneve ata u ngritën dhe hikën. Ja, kjo është dita e sotme, e pritur me kaq padurim. Tashti jam e lirë, do dal me Hysenin kudo. Po, vetëm me Hysenin; s‘më pëlqen më të dal vetëm. Hyseni tashti është krejt i imi dhe prandaj e dua më shumë. Unazën e tij e kam në dorë dhe do ta mbaj gjithnjë me vete. Jashtë po bie shi i madh; kështu ra sot gjithë ditën. Halla dhe gratë thonë se ndonjëri prej nesh ka gërryer kusitë. Sa për të qeshur! Po kush vallë, unë apo Hyseni?
E premte 15 shkurt 1946
Ora 22.00
Nesër 16 shkurt, dita e parë që kam njohur Hysenin. Ja, si nesër një vit në orën dhjetë, u takova për herë të parë atje përpara Hotel Kontinental. Koha ish shumë e bukur. Unë isha me biçikletë dhe ja, si tani më duket sikur po i dëgjoj fjalët e tij: "Shoqe të lutem mund ta marr pak biçikletën?" dhe zemrën time që më rrahu si çekan. Çudi e madhe, qysh ai njeri i panjohur i asaj dite të jetë sot i fejuari im. Për kujtim të kësaj dite, do bëjmë një festë nesër mbrëma këtu në shtëpinë time. Sikur ta mendoja atëherë se ajo ditë do të mbetesh për mua e paharruar dhe do të festohej.