Dashuria e (pa)mundur e një emigranti në Greqi
Në prag të 14 Shkurtit, ditës së të dashuruarve, shtëpia botuese "Naimi", ka nxjerrë në treg romanin e shkrimtarit të ri durrsak, Albert Koni. Një emigrant shqiptar guxon të dashurojë vajzën e afendikoit grek. Edhe vajza e dashuron, por kjo do të konsiderohet si provokim... Romani "Të duash Helenën" është një skanim i mendësive ende të kufizuara që krijojnë korniza disiplinuese për njeriun ballkanas. Korniza për hir të opinionit, korniza për shkak të vogëlsirave gjithfarëshe që gjenden brenda njeriut dhe mund të përdoren "për të mbrojtur Helenën", në fakt për të shkatërruar dashurinë e një vajze që e ka trashëguar si brez kompleksin e ksenofobisë. Lica helene, për të cilën në folklorin arbëresh këndohet një lirikë nga më të bukurat ("Lice, moj Lice, dreqkë, kur m‘u rrite"), dhe "outsider-i" që ajo guxon t‘i kushtohet, e arrijnë dashurinë, por mjedisi është lehtësisht i ndrrueshëm: mjaftojnë zilitë e vogla për të evokuar erinitë e lashta dhe për të armatosur me ksenofobi mendësitë e brezave të rritur në kohërat gati muzeale të "luftës së ftohtë".
"Grekët, ndryshe nga shqiptarët, i kishte thënë Aldo, atëherë buzë detit, kur shkëmbyen për herë të parë puthjen e plotë, janë egoistë të mëdhenj. Ata nuk pranojnë dashuritë e të huajve. Kurse shqiptarët i pëlqejnë krushqitë e largëta... "Për Helenën ju dogjët Trojën, Lica. Kurse unë jam gati të digjem për ty!... A je gati të digjesh për mua, Lica?". Aldo nuk e kishte lënë të përgjigjej. Mbase pse hezitova të përgjigjesha. Mbase pse ai, pastaj, më dha një të puthur tjetër dhe unë budallaqja nuk e mendova gjatë. Do lutem për Aldon në kishë, megjithëse asnjëherë nuk e kuptova në çfarë besonte ky djalë! "Ju besoni më shumë tek Jezusi monument se tek Jezusi njeri!" Ky është një fragment nga romani që duket si një test për të trazuar komplekset dhe paragjykimet që ende ekzistojnë në periferi të Evropës.