Konfindustria: Qeveria të marri masa për kredit problematike
Konfindustria kërkon nga qeveria dhe BSH të marrin masa urgjente për të parandaluar prekjen e ekonomisë, sidomos të bankave nga kriza globale. Në deklaratën për shtyp Konfindustria thekson si shqetësues numrin në rritje të kredive me probleme
TIRANE- Konfindustria jep alarmin për prekjen e vendit tonë nga kriza ekonomike globale, bazuar kjo në shifrat në rritje me 30 për qind të kredive me probleme në harkun kohorë të një viti, qershor 2007, qershor 2008. Konfindustria vlerëson miratimin nga ana e Kuvendit të kërkesave për përshpejtimin e procedurave të marrjes së pasurisë pronësore të debitorëve në Banka. Por e cilëson të pamjaftueshme për të përballuar problematikën shqetësuese të sigurimit të qëndrueshmërisë së sistemit bankar shqiptar në periudhe afatgjate. Kofindustria i bën apel qeverisë shqiptare dhe Bankës së Shqipërisë, por edhe të gjithë vendimmarrjes politike, duke parë pasojat e jashtëzakonshme te dëmshme të provuara në vitin 1997 të merren masa urgjente ndëshkuese. Kofindustria, vëren se pasojat që mund të vinë për efekt të krizës globale kanë vetëm ndikim, prandaj nuk duhet lejuar të shërbejë si justifikim për përgjegjësitë e brendshme të keqmenaxhimit bankar.
Administratori i Përgjithshëm Gjergj Buxhuku, përmes një deklarate për shtyp vë në dukje përgjegjësinë e sistemit bankar në keq menaxhimin e parave të shqiptarëve qartësisht të pasqyruara në rritjen e shpejtë të kredive të pakthyera. Sipas Konfindustrisë, Banka e Shqipërisë duhet detyrimisht të ushtroje në mënyrë të plotë të drejtat e saj ligjore dhe masat e ashpra mbi bankat e nivelit të dytë dhe stafin menaxherjal të tyre në të gjitha rastet e dukshme të keqpërdorimit të parave të shqiptarëve të depozituara në Banka.
(a.r/news24/balkanweb)