E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy motrat nen zinxhire, merret nen hetim babai

DIBER- Policia e Dibres kerkon ndeshkimin ligjor per babane e dy vajzave qe mbaheshin te lidhura me zinxhire ne Maqellare, pasi vuanin nga semundja mendore prej 22 vjetesh. Burime policore bene me dije se i kaluan dje dosjen prokurorise ne ngarkim te 71-vjecarit Dine Keshi, per akuzen e "heqjes se lirise se tjetrit" dhe hetimi do te kryhet ne gjendje te lire per shkak te moshes se tij te thyer. I dyshuari rrezikon nga heqja e pensionit, deri tek gjobitja dhe burgosja e perkohshme, nese gjykata dhe prokuroria e shohin te arsyeshme akuzen e ngritur. Prokuroria e Dibres nisi po dje procedimin penal ne gjendje te lire per 71 vjecarin Keshi. Dhjete dite me pare, ne oborrin e shtepise u gjeten te lidhura me zinxhire motrat Thellenxa dhe Fidane Keshi, 47 dhe 38 vjece. Gjate marrjes ne pyetje, i moshuari ka pranuar se i kishte lidhur here pas here vajzat kur i duhej te shkonte ne are per te punuar, apo kur dilte ne qytet per pazar dhe pune te ndryshme. Shkak ishte sjellja agresive e dy te semurave me probleme mendore dhe sipas tij, vuajtjet kishin nisur prej 22 vitesh. Vdekja ne moshe te re e bashkeshortes ka detyruar Dine Keshin, te kujdesej vete per dy vajzat e semura qe trajtoheshin me pension invaliditeti nga komuna Maqellare. Por ai ka thene se ishte i pafuqishem per t'i gjetur ato kur humbisnin, pasi largoheshin nga banesa. Dy motrat u derguan ne spitalin e Shkodres per kurim dhe diagnostikim te semundjes.

Precedenti

Nen procedim penal per "heqje te paligjshme te lirise se tjetrit" eshte edhe nje i moshuar nga Levani i Fierit, i cili akuzohet se ka lidhur ne nje kolibe qensh me zinxhire nipin e tij Fatmir Rasho, qe vuante nga semundja mendore dhe trajtohej me pension invaliditeti, por ishte agresiv dhe nuk kontrollohej nga gjysherit e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›