E Shtunë, 31 Tetor 2026

E hedh ne kanal dhe e le te vdese

Pogradec- Godet me grusht ne fytyre shokun dhe e le te vdese ne kanalin me uje. Ngjarja e paprecedente ka ndodhur ne fshatin Hudenisht te Pogradecit, kurse ndalimi i te dyshuarit eshte bere diten e djeshme nga policia. Florian Baci, 36-vjec, u ndalua nen akuzen e "vrasjes", teksa kishte goditur dhe hedhur ne kanalin me uje pas nje sherri per motive te dobeta, Ilirian Setllarin, 41-vjec, inspektor i Tatimeve ne komunen Hudenisht. Ne momentin e ngjarjes, viktima dhe i dyshuari kane qene te dehur, pasi sapo kishin dale nga nje lokal ne afersi te rruges kryesore per t'u kthyer ne shtepi, ku kishin pire se bashku me kolege te tjere te komunes. Familjaret i kerkuan dje policise pas marrjes ne pyetje, zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje.

Gjithcka sipas dosjes hetimore te Policise se Pogradecit, ka nisur mbremjen e dates 3 nentor, rreth ores 19:00, ne nje lokal ne afersi te karburant "API", prane fshatit Hudenisht-Pogradec, ku dhe punonjesit e komunes ishin banues. Lokali ka qene shume prane rruges kombetare Pogradec-Qafe Thane. Florian Baci dhe Ilir Setllari kane pire se bashku me kolege te tjere ne tavoline per disa ore dhe ne lokal, ka pasur edhe kliente te tjere. Prezencen e tyre e ka konfirmuar edhe personeli i lokalit, duke deshmuar se ne gjendje te dehur, dy shoket kane dale nga lokali bashke me pjesen tjeter te administrates, por nuk ishin perfshire ne debate.

Duket se sherri ka nisur pasi shoket kane dale nga lokali per t'u kthyer ne shtepi. Fyerjet ndaj njeri-tjetrit dhe sharjet nga nderi i familjes, jane bere shkak qe mes tyre te nis nje grindje dhe ne kete situate, Baci ka goditur 41-vjecarin, inspektor Tatimesh ne komune, me grusht ne fytyre. Ekspertet konfirmuan goditjen ne syrin e majte te viktimes, qe ishte i nxire. Me pas i dyshuari e ka hedhur shokun ne nje kanal me uje ne ane te rruges kombetare, duke mos i dhene per asnje moment ndihmen. I ftohti, kontakti me ujin dhe qendrimi aty per nje kohe te gjate ne gjendje te dehur, i kane shkaktuar Setllarit edhe humbjen e jetes ne menyre tragjike. Trupi i te ndjerit Ilirian Setllari eshte gjetur mengjesin e dy diteve me pare, rreth ores 09:00 nga kalimtare te rastit. Ekspertet nuk konstatuan shenja te plumbave apo armeve te ftohta ne trup, por vetem nje te nxire ne syrin e majte. Fillimisht eshte dyshuar per vdekje aksidentale, por hetimet e metejshme zbuluan edhe ngjarjen kriminale. Deshmite e mbledhura faktuan se me te ndjerin ka qene edhe Florian Baci dhe goditja ne fytyre, i ngarkoi pergjegjesine e te dyshuarit.

U dyshua aksident, hetimet zbardhen ngjarjen

Gjate marrjes ne pyetje, i dyshuari Florian Baci nuk ka pranuar akuzen, duke thene se nuk mbante mend asgje, se cfare kishte ndodhur dhe se kishte qene i dehur. Por prezenca e tij ne lokal dhe dalja prej andej me viktimen, kane mjaftuar si prove per policine, pavaresisht alibise se 36-vjecarit. Burime policore thane se jane dashur ore te tera hetimi per te arritur deri ne kete konkluzion, pasi viktima ka pasur vetem nje te nxire ne syrin e majte qe fillimisht menduan se mund te kishte ndodhur si pasoje e ndonje rrezimi te tij. Por hetimet e hollesishme dhe marrja ne pyetje e Bacit, cuan ne disa prova te reja dhe akuzen e "vrasjes".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›