Arjan Selimi në grevë urie kundër vendimit të Apelit
Autori i Lajmit: red.
Një ndër të dënuarit e dosjes „Kompas“, Arjan Selimi, kërkon të zgjidhë „problemet“ me drejtësinë nëpërmjet grevës së urisë. Kështu mësohet se Selimi ka hyrë në grevë urie duke refuzuar ushqimin e burgit, pasi nuk është dakord me vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda që e la në 14 vjet heqje lirie dënimin ndaj tij. Burime nga burgu bëjnë të ditur se i dënuari Selimi kërkon që dosja e tij të shqyrtohet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se Selimi pretendon se gjyqtarët kanë abuzuar dhe se zëri i përgjimeve telefonike nuk është i tij. I dënuari është shprehur i bindur në vazhdimin e grevës së urisë në ambientet e burgut, derisa KLD të marrë në shqyrtim çështjen. I dënuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, grupi i të cilit është zbuluar pas një sërë përgjimesh dhe i kërkuar në SHBA për të njëjtën vepër penale, Arjan Selimi pretendon se është i pafajshëm.
Ky lajm është publikuar: 22/05/2008