Gërdeci, gati dëmshpërblimi për banorët e dëmtuar
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Përfundon procesi i kalimit të parave që do të përdoren për dëmshpërblimin e të prekurve nga tragjedia e 15 marsit në Gërdec. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Financave, e cila bën të ditur se në llogarinë e përfituesve kanë kaluar rreth 1 milion e 340 mijë lekë. Kështu, me vendim të Këshillit të Ministrave janë kaluar tashmë për likujdim të gjitha kërkesat e Bashkisë Vorë sipas listës me të dëmtuarit nga shpërthimi. Ndërkaq, sipas Ministrisë së Financave, në bazë të të dhënave nga degët e thesarit, deri në ditën e sotme Banka e Shqipërisë nga një numër i përgjithshëm prej 3825 personash ka likujduar 2779 persona. Kështu në llogari të përfituesve kanë kaluar rreth 1.337.123 lekë, ndërsa në Bankën e Shqipërisë nga donatorët janë grumbulluar 466.982 lekë. Nga tragjedia e Gërdecit humbën jetën 26 persona, u plagosën mbi 300 të tjerë si dhe u shkaktuan dëme të mëdha materiale. Për një vit nuk do të lejohet ndërtimi i asnjë banese përreth kraterit të shpërthimit për shkak të ndotjes së ambientit. Qeveria e ka cilësuar ngjarjen si një aksident teknologjik, ndërsa opozita ia lë përgjegjësinë qeverisë. Prokuroria e Përgjithshme në hetimet e deritanishme për Gërdecin pretendon se ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kryer një
Ky lajm është publikuar: 22/05/2008