Prençi kërkon Aldo Baren
Autori i Lajmit: red.
Drejtori i Përgjithshmë i Policisë së Shtetit i kërkon ndihmë drejtorit të Policisë Turke për ekstradimin e Aldo Bares. Në një takim me homogun e tij turk, Prençi vuri në dukje bashkëpunimin ndërmjet departamenteve të hetimit të krimit, ku një sistem on-line me kryeqytetin e Turqisë, Ankara, bën të mundur kalimin në kohë reale të të dhënave për personat me precedentë penalë. Si një nga veprimet më të sukesshme në këtë drejtim u cilësua arrestimi në Turqi i Alfred Shkurtit, Aldo Bares, i akuzuar për disa vepra penale në Shqipëri. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se gjatë takimit është folur për arrestimin e kreut të “Bandës së Lushnjës” dhe një sërë problemesh të tjera në luftën kundër krimit. Gjatë takimit, kryekomisar Prençi i propozoi z.Cerrah krijimin e një lidhjeje on-line ndërmjet dy policive, e cila do të mundësonte një luftë më të mirë dhe të shpejtë ndaj krimit të organizuar. Ndërsa nga ana e tij z. Cerrah theksoi se duhet rritur bashkëpunimi në tri fusha, në luftën kundër terrorizmit, në luftën kundër trafikut të narkotikëve, si dhe në luftën kundër trafiqeve të qenieve njerëzore. Bashkëpunimi policor me Turqinë ka filluar në vitin 1992, ku është firmosur dhe një marrëveshje ndërmjet dy vendeve, e cila ka ardhur duke u rifreskuar. Policia Turke ka dhënë një ndihmë të madhe për shkollimin e 85 oficerëve, tashmë të angazhuar në strukturat e Policisë së Shtetit.
Ky lajm është publikuar: 22/05/2008