E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy ndryshojmë fatin e qytetarëve

04/06/2005  Bujal Leskaj takim me elektoratin

Kandidati i Partisë Demokratike në zonën 94 në qytetin e Vlorës, Bujar Leskaj, ka zhvilluar dje një takim me elektoratin e kësaj zone gjatë të cilit ka deklaruar se më 4 korrik vlonjatët do i kthejnë qytetit të tyre dinjitetin që meriton. “Vlora që i ka dhënë kaq shumë historisë sonë, është përdorur po kaq keq nga politika. Ka ardhur koha që Vlorës sonë t’i kthejmë dinjitetin që meriton, t’i japim atë qe i takon. Ne po vijmë në pushtet për të ndryshuar fatin e këtij vendi që po shkon drejt greminës. Do të ndryshojmë fatin e atij qytetari që paguan ryshfete për zyrtarin, që paguan gjoba në vend të taksave normale. Do të ndryshojmë fatin e atij pensionistit që me pension nuk paguan dot as gjysmën e gjobës që vendos KESH, të atij mësuesi që është shumë herë më i varfër se shumë nga nxënësit e tij. Ne zotohemi për dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre mbi minimumin jetik, zotohemi për dyfishimin e pagave minimale. Ne do të dyfishojmë buxhetin për arsimin publik, do të dyfishojmë pagën e mësuesve deri në fund të mandatit. Do të njësojmë diplomat e zbatojmë Kartën e Bolonjës, hapja e dyerve të unversiteteve për të gjithë ata që duan të ndjekin shkollat e larta. Vota për ndryshim është vota për shkolla moderne , për femijët tanë”, tha Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›