“Kandidati i PS, shumëdimensional”
04/06/2005 Vlerësimi i kryesocialistit
DURRES – Nano ka vlerësuar kandidaturën e Lulzim Traga në zonën nr.27 të Durrësit.
”Më vjen shumë mirë që kemi mundur së bashku të identifikojmë një përfaqësues të jashtëzakonshëm si djalin e Durrësit, Lulzim Traka, për zonën tuaj. Ky përfaqësues shumëdimensional i vlerave të kësaj zone, i cili pasi ka marrë të gjitha njohuritë e duhura nga bota moderne, është këtu me ju për të garantuar se udhëtimi ynë i përbashkët drejt botës së zhvilluar do të vazhdojë me siguri dhe me ritme të shpejta”, vlerësoi Nano.
Duke iu drejtuar edhe kandidatëve të tjerë të PS, Nano i etiketoi ata si një ekip fituesish.
“Ju jeni bërë tashme pjesë e një ekipi fitues dhe konkurrues, si 6-shja që përfaqëson socialistët në Durrës, që nga Bizhga deri te Duka. Ata dinë të menaxhojnë fitoren dhe zhvillimin. Ne jemi të vendosur që së bashku me ju ta zgjidhim përfundimisht brenda vitit 2006 problemin e ujit në Rrashbull dhe në gjithë zonën përreth”, përfundoi Nano.