“Meta në tavolinën e Berishës, asnjë votë për PD dhe LSI”

04/06/2005 Fatos Nano, prezanton kandidatin e zonës 27 në Plazhin e Durrësit
DURRES - Kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ka sulmuar sërish dje, nga Durrësi, Ilir Metën.
Kryeministri, i shoqëuar nga kandidatët socialist në të gjashtë zonat zgjedhore të Durrësit, ka qenë dje mes zgjedhësve të kësaj zone në Plazh, zonë e cila përfshinë edhe votues të komunës së Rrashbullit dhe Gjepalaj.
Duke iu bërë thirrje banorëve të zonës nr.27, ku për PS kandidon Lulzim Traga, kryeministri akuzoi Metën, si i ulur në tavolinën e Berishës, ndërsa kërkoi që asnjë votë të mos shkojë për PD e LSI.
“Ilir Meta po ulet në tavolinë me Berishën. Nuk mund t’i bëjnë hije fitores sonë të madhe, këta njerëz të dalë prej nesh me inat. Realiteti popullor është i ndryshëm, prandaj unë jam i bindur që ju s’do të lejoni që votat e zhvillimit, votat e të ardhmes, votat e Lulzim Targës të shkojnë në xhep të së kaluarës së Berishës”, u shpreh Nano.
ǒështë bërë
Në fjalën e tij, Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, është ndalur në investimet që janë bërë në zonën e Plazhit dhe çfarë do të bëhet në të ardhmen në këtë zonë, të cilën kreu i mazhorancës e ka cilësuar si “zonë që është në vëmendjen e gjithë kombit”.
Ai ka pohuar se Plazhi është fizionomia e vendit tonë, pasi kjo zonë është më e frekuentuara nga bashkëkombësit dhe turistët.
“Ju e dini që kjo zonë është në vëmendjen e të gjithë kombit. Vite e vite me radhë, vëllezërit tanë kosovarë janë këtu me ju, si vizitorët më të dashur dhe me perspektivë të zhvillimit të turizmit dhe të solidaritetit kombëtar për zhvillim”, tha Nano.
Duke folur me shifra, Nano kujtoi se vetëm për zonën e plazhit në katër vjet janë investuar çereku i fondeve që ka përfituar gjithë rrethi i Durrësit.
“Nga investimi prej 4.65 miliardë lekësh që ka thithur në 4 vitet e fundit rrethi i Durrësit, kjo zonë ka përfituar gati ¼ për infrastrukturën e saj. Nga Ministria e Shëndetësisë janë investuar rreth 160 milionë lekë për shëndetin publik dhe institucionet e tij në zonë”, bëri të ditur Kryeministri.
ǒdo të bëhet
Pas përmbledhjes së arritjeve e investimeve në katër vjetët e shkuar, Nano kaloi në premtimet elektorale.
Gjatë prezantimit të kandidatit socialist, Lulzim Targa, kryetari i PS ka deklaruar se pas zgjedhjeve do të zgjidhë përfundimisht çështjen e banesave në kabinat e Plazhit, në të cilët jetojnë familjet e pastreha, por që janë pronë e shtetit. “Banorët e vendosur në këto kabina do të jenë banorë legalë”, ka premtuar Nano.
“Bashkë me Lulzim Targën, ne do të garantojmë që investimet në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, energjetikë, bujqësi etj., gjatë katër viteve të ardhshme të jenë rreth 20 për qind më të larta se ato të realizuara në këtë mandat që po mbyllim”, premtoi Nano.
”Në mandatin e ri, ne kemi si objektiv ndërtimin e Urës së Gjepalajt mbi lumin Erzen me një investim prej 22 milionë lekësh, e cila do të lehtësojë lëvizjen dhe komunikimin e 6 mijë banorëve të kësaj zone edhe me përfundimin e rrugës që lidh me Shijakun”, bëri të ditur më pas Kryeministri.
”Ndërkohe në zonën kodrinore të komunës së Gjepalajt, do të vijojmë me investime të reja, deri në zgjidhjen përfundimtare me ujë të pijshëm dhe me energji elektrike pa ndërprerje”, përfundoi Nano.