Shtrim në psikiatri për të “dërguarin” e Krijuesit
04/06/2005 Ilir Zheja ka marrë dje nga gjykata masë të detyruar mjekësore
SHKODER – “Masë të detyruar mjekësore, në mbikëqyrjen e uniformave blu”, është vendosur dje nga Gjykata e Shkallës së Parë për të “dërguarin” e Krijuesit, Ilir Zhejën. Është zhvilluar gjatë paradites së djeshme në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, seanca për marrjen e masës së sigurisë për 34-vjeçarin Zheja, i cili u ndalua nga policia si përhapës paniku dhe lajmesh të rreme me anë të disa fletushkave me përmbajtje fetare. Kjo seancë u zhvillua pa praninë e gazetarëve, nisur nga vetë kërkesa e familjarëve të personit që do të gjykohej. Drejtuesja e seancës gjyqtarja Valbona Durraj, i ka dhënë fjalën prokurores së kësaj çështjeje Edlira Cufi, e cila ka kërkuar për personin që ndodhej në bankën e të akuzuarve të shtohej për kurim në spitalin Psikiatrik të Shkodrës, gjithmonë nën mbikëqyrjen e policisë, pasi i akuzuari paraqiste gjendje jo të mirë nga ana psikike. Të këtij mendimi kanë qenë avokati i tij mbrojtës Gjon Lepri, si dhe gjykatësja Durraj, e cila ka vendosur si masë “shtrim të detyrueshëm në Spitalin neoropsikiatrik të Shkodrës, nën mbikëqyrjen e punonjësve të policisë.
Ndërkohë burimet jozyrtare, shprehen se personi, i cili nëpërmjet fletushkës së tij i tregonte njerëzve për fundin e njerëzimit në vitin 2009, gjatë shpërndarjes së fletushkave, nuk kishte shfaqur shenja agresiviteti ndaj banorëve të Shkodrës. Gjatë hetimeve, shprehen burimet, ai ka pranuar se e kishte shkruar ai fletën dhe se nuk kishte bërë presion ndaj njerëzve për ta besuar atë. Qëllimi i tij kishte qenë që, nëpërmjet mënjanimit të veseve, të shpëtonte njerëzit nga dënimi i Krijuesit të Botës. V.Abdyli