E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy në pranga, kapen me 3 kg drogë Lazarati

 

GJIROKASTER - Vihen në pranga dy të rinj romë pasi u kapën duke transportuar 3 kg marihuanë. Aqif Garo, 25 vjeç dhe Denis Tahiraj, 20 vjeç të dy nga fshati Çukë i Sarandës u arrestuan rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë. Specialistët e Seksionit të Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Gjirokastrës, kishin marrë informacione të sigurta se të dy të rinjtë kishin në një çantë marihuanë. Dy të rinjtë sipas burimeve zyrtare nga Policia e Gjirokastrës, kishin marrë lëndën narkotike prej 3 kilogramësh në Lazarat tek një person emri i të cilit nuk bëhet e ditur për shkaqe hetimi. Destinacioni fillestar i mbërritjes së lëndës narkotike ishte Saranda e më pas mendohej se do të transportohej në drejtim të Greqisë. Të rinjtë romë u gjendën të rrethuar nga policia në hyrje të Gjirokastrës në momentin kur ishin gati të niseshin në drejtim të Sarandës me një furgon. Nga brendësi të çantës policia gjeti tre pako me drogë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.                       p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›