E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pesë studio të huaja në garë për qendrën

 

KORÇE - Projekti për qendrën e Korçës do të hartohet nga pesë studio të huaja. Kryebashkiaku Niko Peleshi dhe grupi i përzgjedhur për organizimin e punës për hartimin e masterplanit të qendrës së këtij qyteti u takuan dje me përfaqësuesit e studiove të përzgjedhura. Mësohet se konkurrimi zgjoi interesin e 12 firmave të huaja, prej të cilave, siç edhe ishte planifikuar u zgjodhën pesë studio. Sipas burimeve të bashkisë, ato janë studio nga Gjermania, Holanda, SHBA-ja, Portugalia dhe Belgjika. Mbas studimit të projektimeve, të cilat do të paraqiten në korrik do të përcaktohet edhe studioja fituese që do të projektojë qendrën e re të qytetit deri në fillim të muajit nëntor. Më pas do t’i hapet rruga zhbllokimit të ndërtimeve në këtë zonë, të bllokuara prej vitesh. Vënia në jetë e këtij projekti do të krijojë hapësira të reja dhe frymëmarrje më të gjerë për qendrën e qytetit. Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak, vlera financiare e kësaj faze të hartimit të masterplanit është planifikuar 52 mijë euro.        j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›