E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet kostoja në ndërtim

 

Këtë vit kostoja për ndërtuesit ka qenë më e lartë se një vit më parë. Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT-i në tremujorin e parë 2009, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim pësoi një rënie 0.4 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim ka shënuar një rritje 0.9 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 0.7 për qind. Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime direkte” është ulur 0.5 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Sipas INSTAT-it, brenda këtij grupi uljen më të madhe e ka shënuar Indeksi i çmimeve të nëngrupit “Shpenzime materiale” me 1.1 për qind. Këtu mund të përmendim uljen e çmimeve të materialeve të ndërtimit me 1.3 për qind. Indekset e nëngrupeve “Shpenzime për paga” dhe “Shpenzime transporti” kanë shënuar rritje përkatësisht prej 1.7 për qind dhe 2.9 për qind. Në këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, ndryshimet në indekset e çmimeve të grupeve të tjera variojnë nga -0.2 % në 0.1 %.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›