Dy në pranga për kanabis
Durrës
Dy në pranga për 8 bimë që dyshohen të jenë kanabis sativa. Dy fshatarë nga Sheteli i Shijakut kanë përfunduar në pranga për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në këtë fshat u konstatua se në një serë për kultivimin e domateve ishin mbjellë edhe 3 rrënjë që dyshohet se janë bimë narkotike. Tri bimët kishin një gjatësi 190-210 cm dhe u gjetën në mes të domateve në serën që ndodhet pranë shtëpisë së 86-vjeçarit Sulejman Hysa, i cili u arrestua në flagrancë. Të njëjtin fat me të ka pasur edhe 47-vjeçarja Fiqirete Tuda, në serën e së cilës u gjetën 5 bimë të dyshimta me gjatësi 190 cm.
#