Gruaja kërkon mbrojtje nga burri
Berat
Konfliktet e krijuara në familje dhe ushtrimi sistematik i dhunës fizike e psikologjike duket se janë bërë të padurueshme për një 40-vjeçare nga qyteti i Beratit. Mbrëmjen e së dielës, Behije M. banore e lagjes “10 Korriku” në këtë qytet ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, Agron M., duke e akuzuar atë se e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht. Nëna e dy fëmijëve mësohet se në telefonatën e bërë në policinë e Beratit ka pohuar se dhunohej prej vitesh. Pas telefonatës, inspektori i zonës dhe ekspertët e policisë shkuan në banesën e gruas ku morën në pyetje bashkëshortin dhe më pas e shoqëruan atë për disa orë.
#