E Diel, 1 Nëntor 2026

Depresioni, polici i burgjeve vret veten

Tiranë

Një punonjës i policisë së burgjeve është vetëvrarë me armën personale, teksa rrinte në shtëpinë e tij. Burimet policore thanë se ngjarja ka ndodhur pranë spitalit të fëmijëve në kryeqytet, ku polici 33-vjeçar, Elton Dashi, banonte me familjen e tij. Policia tha se me t’u njoftuar, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat e komisariatit nr. 4, të cilat janë përforcuar nga seksioni kundër krimit ndaj personit dhe ekspertët e Drejtorisë së Tiranës. Sipas të dhënave të para, vendi i ngjarjes përmbush gjithë provat për vetëvrasje, por ende nuk dihet motivi që ka çuar atë drejt këtij akti. Policia tha se mendohet se vetëvrasjen e ka kryer për shkak të depresionit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të saj. Grupi hetimor tha se 33-vjeçari punonte si gardian në burgun 325 në Tiranë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›