Bie në pusin që po hapte vetë 38-vjeçari
Korçë
Një 38-vjeçar, baba i tre fëmijëve ka gjetur vdekjen dje ndërsa punonte për t’i siguruar ujë të pijshëm familjes. Ngjarja ndodhi në fshatin Tren të Korçës, dje pasdite, kur Guri Hoxha ra në gropën e pusit që po hapte vetë dhe nuk doli gjallë që andej. Burime policore bënë të ditur se burri e kishte hapur vetë pusin pranë shtëpisë dhe kishte qenë duke punuar dje pasdite, kur familjarët e vunë re mungesën e tij. Kur të afërmit u afruan në gropën e pusit, 38-vjeçari kishte ndërruar jetë dhe atyre nuk u mbeti tjetër veç të nxirrnin kufomën, që u dërgua në morgun e Spitalit Korçës për t’iu nënshtruar autopsisë që vërtetoi vdekjen aksidentale.
#