E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Nano të jetë kandidat i PS-së për President

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, deklaroi nga Shkodra se e majta duhet të ketë kandidat të sajin Nanon.

Ai theksoi se zgjedhja e presidentit të ri të vendit është një provë e maturisë politike për Shqipërinë. “Zgjedhja e Presidentit nuk është një sfidë e njërit kryetar kundër kryetarit tjetër dhe as sfidë e njërës parti kundër partisë tjetër se kush do ta marrë postin e Kryetarit të Shtetit. Kjo është sfidë e politikës shqiptare për të dëshmuar përgjegjshmëri dhe pjekuri politike në përputhje me interesat europiane të vendit, për të dëshmuar në 100-vjetorin e Pavarësisë që jemi evropianë dhe që dimë të ngrihemi mbi interesat parciale apo të grupit”, u shpreh për mediat Luan Rama. 

Gjithashtu, në takimin me Këshillin Drejtues të LSI-së, Luan Rama deklaroi se "për sa i përket çështjes shumë të rëndësishme të reformës zgjedhore, Lëvizja Socialiste për i Integrim ka insistuar dhe do të vazhdojë të insistojë që në këtë proces të respektohet parimi themelor dhe kushtetues u barazisë së votës për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ata e hedhin këtë votë në të gjithë Shqipërisë". /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-04-27 11:51
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›