Meta: Disponoj video për të treguar kapjen e drejtësisë nga Rama
Tiranë- Ish-kryeministri Ilir Meta reagoi sot ndaj qëndrimit të PS-së, që e cilësoi si vdekjen e drejtësisë vendimin e Gjykatës së Lartë, duke e ftuar kryetarin e Partisë Socialiste në një ballafaqim para shqiptarëve.
Dua vërtet nëse Edi do transparencë dhe nëse Edi është interesuar të ballafaqohet me shqiptarët dhe ndërkombëtarët lidhur me atë që e quan vdekja e drejtësisë, presion ndaj gjykatave dhe prokurorëve, apo edhe më tej, unë e ftoj që duke nisur nga sot nëse zoti Filip Çakulli na bën favor në emisionin Fiks Fare bashkë me Edin të dalim para shqiptarëve dhe ai natyrisht le të ketë orë sa të dojë në dispozicion për të folur e dhënë prova- theksoi Meta.
Më tej kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ftoi Ramën të paraqesë fakte e dokumente për “kapjen” e Gjykatës së Lartë. Kryetari i LSI-së nënvizoi se avokati Spartak Braho ka diçka që mund t’i shërbejë drejtësisë dhe Ramës, për të parë se kush ndërhyn në gjykata për të mbuluar çështjet e korrupsionit.
Unë e siguroj atë dhe ju se do ta dëgjoj me respekt dhe vëmendje duke besuar se vërtet është i shqetësuar për këtë që po ndodh. Unë video origjinale nuk kam, por avokati i madh dhe prokurori i përhershëm, Braho, ka diçka, e cila do të ishte tepër pozitive për hir të transparencës që ka Edi si apel. Por ai si prokuror i përhershëm, që nuk ka nevojë të paguhet, ka ditë që kërkon znj. Rama ta ndihmojë në këtë drejtim. Duhen vetëm 2 minuta kohë për të transmetuar diçka në video dhe audio, meqë Edi na futi video-politikën, për të parë vërtet se kush ndërhyn tek prokuroria dhe gjyqtarët për qëllime politike. Kjo bëhet në emër të transparencës.- tha Meta.
I pyetur në lidhje me protestën e të rinjve eurosocialistë para Gjykatës dhe Kryeministrisë, z. Meta e quajti Ramën si biznesmenin më të ri të në sipërmarrjet funerale duke theksuar: Sa për biznesin e ri të funeraleve nuk është normale dhe njerëzore të ecim në këtë drejtim. Përpara se të vazhdojë me këtë lloj biznesi do të ishte shumë mirë që miku im Edi të kërkonte falje për gjendjen që i la varrezat plot 11 vjet në Tiranë- përfundoi fjalën Meta ndërsa i dhuroi një puthje gazetarit të Top Channel, Muhamet Veliut, duke u dërguar të fala gazetarëve të Fiks Fare.
Shkrime të tjera me interes:
- Meta: Prifti u përdor nga Rama, por fitova 5:0 Tiranë- Prifti është një viktimë, është i përdorur në këtë...
- Meta-Prifti, pyetën dëshmitarët e rradhës Tiranë- Seanca gjyqësore për çështjen Meta-Prifti ka vijuar sot me...
- Meta mposht prokurorinë, Gjykata e Lartë e shpall të pafajshëm Tiranë- Ish-kryeministri Ilir Meta u shpall i pafajshëm nga Gjykata...