Dy operacione me tre të arrestuar për vjedhje makinash
Fillimisht u organizua operacioni i koduar “Pasagjeri”, ku u arrestuan dy shtetas, përkatësisht Hysen Daci, 19-vjeç, banues në Kamëz Tiranë dhe Gjon Gjoka, 18-vjeç, banues në Kamëz Tiranë, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për vjedhjen e dy taksive në kryeqytet.
Më datë 29 dhjetor 2010, në afërsi të “9 Katësheve” në Tiranë, kanë vjedhur me dhunë dhe më pas kanë plagosur rëndë, 44 vjeçarin Qemal Tufa, me profesion taksist, ku mjeti i vjedhur me targë Tr 345 B është gjendur më pas i braktisur në zonës Zall–Mner Tiranë.
Gjatë hetimeve, ka rezultuar se këta shtetas janë edhe autorë të vjedhjes me dhunë e realizuar në bashkëpunim të 44 vjeçarit Ilmi Sula, vjedhje kjo e realizuar më datë 31.12.2010, rreth orës 19.00, në afërsi të Piacës në Tiranë. Autorët e dyshuar, pasi kanë vjedhur me dhunë duke e plagosur rëndë shtetasin Ilmi Sula, i kanë vjedhur këtij të fundit sendet personale dhe më pas automjetin e tij, tip taksi me targë TR 411 C, mjet në të cilin autorët ndodheshin si pasagjerë.
Ndërkohë, përgjatë orëve të vona të mbrëmshme, policia finalizoi një aksion të koduar “Wolswagen”, duke çuar në pranga një shtetas, Klodian Kujtim Nelaj, 20-vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet i arrestuar në Komisariatin e Policisë Burrel si dhe është shpallur në kërkim Enri Albert Premçi, 23-vjeç, banues në Burrel. Këto shtetas, dyshohet se më datë 30 dhjetor 2010 në Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Golf në pronësi të një shtetasi.
Pas vjedhjes së këtij automjeti dyshohet se në bashkëpunim me bashkëmoshatarin e tij, (tashmë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim) kanë kryer një vjedhje me armë në qytetin e Burrelit. Nga hetimi rezulton, e provuar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së pesë automjeteve në Tiranës, kryesisht të llojit “Golf2”. /S.Lleshi/Start/
2011-01-04 13:09
[