E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, në kërkim 25-vjeçari për falsifikim vizash

Në fakt, ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit të shkuar, kur shtetasi Saimir Rira, 25-vjeç, banues në fshatin Rrajcë-Librazhd, i ka kërkuar një shtetasi një shumë prej 3.500 euro në këmbim të një vize Shengen.

Me marrjen e parave si dhe të pasaportës, shtetasi Saimir Rira, i ka vendosur në pasaportë një vizë Shengen. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se viza Shengen ishte e  falsifikuar. Po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit Saimir Rira./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-04 11:50
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›