E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy organizatore te grevës se Bulqizës ne polici

Mësohet se ata po merren ne pyetje, si për bllokimin e rrugës kombëtare gjate protestave, ashtu edhe për shpërthimin e dy kallëpeve me tritol ne galeri ne momentin kur forcat Renea po tentonin te hynin ne thellësitë e minierës. Ndërkohë, sindikatat e minatorëve i kane lënë afat kompanisë “ACR” qe deri mesditën e te hënës te negocioje për te firmosur marrëveshjen për plotësimin e kërkesave te tyre. Ne te kundërt, ata shprehen te vendosur për te rinisur grevën, këtë radhe jashtë minierës. 14 minatorët dolën nga galeria pas 27 ditësh greve urie. Për disa ore mesnatën e te premtes ne te gdhire te se shtunës, zona u kthye ne një shesh beteje mes forcave te policisë e familjareve te tyre. Forcat Renea tentuan te hyjnë ne galeri, por ashensori ishte bllokuar nga minatorët. Vetëm pas shoqërimit te shtate prej tyte ne polici, mes te cilëve edhe kreun e konfederatës, Kol Nikollaj, u ra dakord për ndërprerjen e grevës dhe nxjerrjen jashtë te minatorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›