Zgjedhjet ne komunën e Shalës
Ne fshatra si dhe ne qendër te komunës vihet re një prani e shumte e forcave te policisë, si dhe atyre Renea, për te shmangur konfliktet mes dy kampeve. Edhe dy kandidatet janë shoqëruar qe ne mëngjes nga forcat speciale. Deri ne orën 15:00 pjesëmarrja ne votime ishte rreth 50%. Ne komunën e Shalës janë regjistruar 1500 votues. Për koalicionin “Aleanca për te Ardhmen” garon Bale Vuksani, ndërsa për “Aleancën për Qytetarin” rikandidon Dede Tonaj, qe akuzohet edhe për plagosjen e kushëririt te rivalit te tij. Zgjedhjet e 8 Majit ne Shale u cilësuan te pavlefshme nga KQZ. Edhe ne datën e dyte te caktuar me pas, me 31 korrik, procesi nuk u zhvillua për shkak te ndërhyrjes se mbështetësve te dy kandidateve qe bllokuan rrugët, duke mos lejuar dërgimin e bazës materiale ne qendrat e votimit.