Dy pallate në ndërtim për 4223 familje të pastreha

19/05/2005 Për të zgjidhur problemin duhen 8.9 miliardë lekë
SHKODER - Problemi i strehimit edhe për shumë kohë do të qëndrojë një problem serioz për qytetin më të madh verior. Megjithëse këtë vit u ndërtuan dy pallate të reja nga Enti Kombëtar i Banesave, përsëri strehimi qëndron si një çështje sociale që, edhe nga vetë Bashkia Shkodër, konsiderohet si një problem, për të cilin nuk shihet ndonjë e ardhme e sigurtë.
Vetë kryetari i Bashkisë e cilëson problemin si një ndër më thelbësorët në Shkodër, duke parë edhe pamundësitë e zbutjes së ndjeshme të këtij problemi.
Në statistikat e Bashkisë figurojnë të regjistruara rreth 4223 familje të pastreha, ndër të cilat 715 bëjnë pjesë në kategorinë “A”, ku përfshihen banuesit në shtëpitë e ish-pronarëve dhe 858 të tjerë në emergjencë po të kësaj kategorie, ndërkohë që të kategorisë “B” janë të regjistruara 2650 familje, që kanë nevojë për strehim. Por ky numër mund të jetë më i madh, pasi të pastrehët, kryesisht të kategorisë “B”, duke parë numrin e vogël të ndërtimeve të destinuara për ta, dhe duke parë edhe numrin e madh të të regjistruarve të pastrehë, ka kohë që nuk po paraqiten për regjistrim.
Ky problem i madh social, shprehet Haxhi, tashmë është në emergjencë, duke llogaritur se edhe afatet e qëndrimit të familjeve të pastreha te shtëpitë e ish-pronarëve po zvogëlohet nga dita në ditë.
Në lidhje me zgjidhjen e problemit të strehimit, specialistët e Bashkisë Shkodër kanë bërë edhe një studim, nga i cili rezulton se zgjidhja përfundimtare mund të arrihet nga investimi me një fond të konsiderueshëm që kap vlerën 8.9 miliardë lekë, gjë që në situatën e sotme ky studim i ka të gjitha shanset të qëndrojë në letër.
Aktualisht të vetmet pallate që janë ndërtuar për të pastrehët, vazhdon Haxhi, janë dy pallatet përballë spitalit të Shkodrës, ku u sistemuan rreth 50 familje, ndërsa në ndërtim e sipër nga Enti i Banesave është duke u ndërtuar edhe një pallat pranë dy të ndërtuarve, si dhe është miratuar sheshi për fillimin e ndërtimit të një pallati, por që nuk plotësojnë kërkesat e shumta të familjeve të pastreha. Në këtë pallat është menduar nga bashkia, që të sistemohen familjet e pastreha, që po jetojnë në shtëpitë e ish-pronarëve, pasi ato paraqiten si familjet e pastreha më problematike.
Nga ana tjetër pallatet e reja të ndërtuara nga firmat private nuk shikohen aspak si një zgjidhje e mundshme e të pastrehëve, pasi çmimet e tyre janë tepër të larta për xhepat e tyre.
4223 familje të pastreha
858 familje të pastreha emergjente
715 familje të pastreha, kategoria “A”
2650 familje të pastreha, kategoria “B”
50 familje janë sistemuar