E Hënë, 2 Nëntor 2026

Krespo, “karremi” për Eton

19/05/2005  E ardhmja e Krespos duket gjithmonë e më larg Milanit. Sipas burimeve që bëhen të ditura nga media spanjolle, londinezët e Çelsit duan ta mbajnë sulmuesin argjentinas, të cilin mund ta shfrytëzojnë si “karrem” për transferimin e kamerunasit të Barcelonës, Samuel Eto. Plani i padronit rus të Çelsit, Roman Abramoviç, do të përqëndrohet në një ofertë astronomike për sulmuesin kamerunas. Bëhet fjalë për 24 milionë euro, plus mbrojtësin Galas dhe Krespon. Në këtë mënyrë, Eto do të ishte zëvendësuesi ideal për Didier Drogban, i cili me sa duket ka kërkuar të largohet nga “Stemford Brixh”. Kështu, lëvizjet në merkaton e futbollit nuk njohin asnjë farë kufizimi dhe për këtë mjafton të zotërosh një sasi të konsiderueshme parash. Prandaj edhe Abramoviç, i cili ka para me shumicë, mund t’ia lejojë vetes një transferim kaq të vështirë, siç është ai i katalanasit Samuel Eto. Ndërkohë, kohët e fundit në klubin blu kanë shpërthyer polemikat me Drogban, i cili është shprehur se nuk ndihet mirë në ambientin londinez dhe prandaj ka kërkuar të kthehet në Marsejë. Largimi i Drogbas, sigurisht do të linte një boshllëk të madh në sulmin e Çelsit dhe kështu, manjati rus kërkon ta mbushë me anë të sulmuesit kamerunas të Barcelonës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›