Interi nis “Spastrimin”
19/05/2005 Drejtuesit zikaltër do të ndërmarrin një operacion gjigant për rinovimin e skuadrës për sezonin e ardhëshëm
Kampionati praktikisht është mbyllur për Interin, kështu që ka ardhur koha për manovrat e mëdha të merkatos. Fushata e ardhshme e blerjeve do të ndryshojë plotësisht skuadrën zikaltër, pasi do të largohen shumë nga elementët që kanë vite me këtë fanelë. Rekoba, Vieri, Emre, Kristiano Zaneti, Van Der Mejde, Fontana e Davids janë në prag të largimit, ndërsa emrat e rinj për momentin janë Fiore, Aleks e Vuçiniç. Pra, parashikohet një revolucion i vërtetë për këtë Inter, që nuk ka arritur të fitojë përsëri një trofe të rëndësishëm dhe vitin e ardhshëm nuk do të ketë më alibinë e provës dhe skemave të reja, si ndodhi këtë sezon. Qëllimi i klubit zikaltër është të mbahet dhe të përforcohet bërthama që ka në mendje trajneri Mançini, duke shitur gjithë lojtarët që nuk bëjnë më pjesë në planet e tij. Tashmë janë të sigurta largimet e Davids e Fontanës, ndërkohë që gati janë edhe Emre, Rekoba e Vieri. Mesfushori turk nuk është pëlqyer asnjëherë nga Mançini dhe u pëlqen shumë skuadrave angleze, ndaj mund të provojë një aventurë në Premiership. Fantazisti uruguajan, tek Interi që prej vitit 1997, ka qenë gjithmonë protagonist i sezoneve me luhatje, ndaj edhe aduruesi i tij më i madh, presidenti Morati, duket se e ka pranuar idenë për shitjen e tij. Për “Çinon”, destinacioni më i mundshëm është Sampdoria, ku do të rigjente trajnerin Novelino, me të cilin ka shkëlqyer te Venecia, por në garë është edhe Palermoja. E mundshme është edhe lamtumira e Vierit, që i pëlqen akoma Juventusit, që e kërkoi edhe verën e kaluar, por edhe Milanit. Por dëshira e Bobos është të rikthehet në Spanjë, pikërisht tek Atletikoja e Madridit, ku ka kaluar një sezon fantastik 7 vite më parë. Një tjetër shitje e rëndësishme mund të jetë ajo e Kristiano Zanetit, i cili nuk preferohet më nga Mançini, i cili ka më shumë besim te argjentinasit Kambiaso e Veron në mesfushë. Ndërkaq, në frontin e blerjeve është shumë afër mbërritja e Stefano Fiores nga Valencia, i cili po pret vetëm një sinjal nga drejtuesit e Interit. Në sulm është prenotuar serbi i Leçes Mirko Vuçiniç, ndërkohë që është siguruar edhe blerja e talentit Makinua të Atalantës. Ndërsa për mbrojtjen, objektivi i ri është braziliani Aleks i PSV Eindhovenit, 22 vjeç, kartoni i të cilit i përket Çelsit.