E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu nën dëborë e mjerim, qeveria bën spote televizive me lëvdata për punën e saj e me thirrje për pastrimin e çative

Share

Ndërsa dora e shtetit nuk ndjehet në Veriun e vendit, që është zhytur në dëborë e mjerim, qeveria ka vendosur që të bëjë reklamë me punën e saj në këto ditë të fatkeqësisë natyrore. TV Klan ka nisur transmetimin e dy spoteve të qeverisë, ku kjo e fundit tregon arritjet e saj këto ditë, duke treguar sa makineri e njerëz janë angazhuar për situatën. E tmerrshme por e vërtetë. Qindra forca e mjete logjistike janë angazhuar këto ditë, thuhet në spot, i cili thekson se po ofrohet ndihmë edhe në fushën shëndetësore. Më tej, në dy spotet theksohet se banorët duhet të shmangin rrugët e panevojshme pasi mund të jenë në rrezik. Po ashtu në spote iu bëhet thirrje qytetarëve që të pastrojnë çatitë nga dëbora pasi është e rrezikshme.

Ndërkohë në një reportazh nga Puka, Top Channel na shfaq realitetin e zymtë të këtyre ditëve, ku nuk ekziston askund shteti.

Hyrja e spitalit të qytetit të Pukës është e bllokuar nga bora. Pikërisht ky vend tregon më së miri se papërgjegjshmeria e pushtetit lokal dhe ajo e vetë qytetarëve kalojnë çdo cak.

Në kohë emergjencash të mbash të bllokuar hyrjen e urgjencës së spitalit dhe të presësh që këtë të vijnë ta hapin forcat e Ushtrise nga Tirana, vetëm në Pukë mund të ndodhë. Askush nuk ka kapur një lopatë me dorë, as pushteti qe ka marre paratë dhe as qytetaret vete.

Qyteti i Pukës është i mbuluar nga bora. Qytetarët kanë ankesa të shumta, qoftë për menaxhimin e situatës, qoftë për furnizimin me ushqime. Sidoqoftë askush nuk i është përgjigjur thirrjes së qeverisë për të pastruar çatitë.

Ne Puke pushteti thuajse nuk ekziston. Sido dhe ngado qe ta shohesh pamja ne kete qytet dhe shpallja e gjendjes se jashtezakonshme per te, janë në antiteze te plote. Bashkia nuk ka pastruar as territorin dhe hyrjen e saj, jo me te shkoje edhe 15 metra te tjere ku ndodhet spitali.

Pallatet i ngjajne zonave te Antarktides, ku edhe pse bora pothuajse ka mbuluar ndertesat, eshte hapur vetem nje shteg per t’u futur ne banese. Ka nga ata qe duke pritur nga shtetit pastrimin e qytetit shetisin duke e konsideruar nje dite pushimi ka nga ata qe kerkojne solidaritet per te ndihmuar nje bashki qe nuk ekziston.

“Unë jam një plakë nga rrethi i Pukës, pensioniste. Jemi bllokuar nga bora prej ditësh. Ndihmat vijnë por ato i shesin. Për ne askush nuk pyet”, thotë e moshuara.

Një tjetër pensionist shpreh shqetësimin për gjendjen e krijuar në Pukë. Sipas tij nuk ka organizim nga pushteti për punët në qytet.

Ne komunen e Lufit, banoret e dine qe kane ardhur ndihmat, por nuk dine se kur do ndahen. Ne Luf njerëzit presin për nje thes miell.

Por duket se kreret lokale ne kete rreth e kane përtacinë ne gjak. Në segmentin Shkoder Puke deri atje ku mbaron rrethi Shkoder ka borëpastruese dhe hidhen skorje me shumicë. Atje ku fillon Puka dhe ku pirgjet e debores te duken si pergatije per olimpiada dimerore, bora ze boren.

Ne Puke thirrjes se qeverise per solidaritet i jane pergjigjur pak vete. Pavaresisht se bashkive iu dhane fonde per te perballuar emergjencen, ne Puke duket se tenderin e ka fituar dielli, i vetmi qe mund ta hape edhe rruget, edhe rrugicat e qytetit, edhe hyrjen e spitalit e madje edhe deren e bashkise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›