Problemi kryesor, shkëputja nga realiteti i Shqipërisë
Mendoj se problemi kryesor me qeveritë shqiptare të tranzicionit është se humbasin kontaktin me Shqipërinë e vërtetë, pak pasi ngjiten në zyrat e shtetit. Mundësitë për të mbajtur menderen në sedilje Benzash dhe nga Benzi në sedilje avionësh, e pastaj në zyra të supermobiluara, apo në kurime dhe shkollime në spitale dhe kolegje nga më të shtrenjtat në botë, i bëjnë këta individë të besojnë se Shqipëria është mirë dhe ankohet kot. Dhe pritja jonë vazhdon... Presim që këta të zbresin me këmbë në tokë...