E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungojnë flamujt apo respekti për simbolin kombëtar?

.search_bar{font-family:verdana;font-size:10px;color:#000000;}

Përshëndetje “Shekulli”! Dikur në një televizion kam parë një lajm mbi çështjen e përdorimit të flamurit të një kombi. Në atë lajm, që ishte realisht shumë interesant, flitej për shqiptarët të cilët, nëpër shtëpitë e tyre të reja nuk vendosnin flamuj shqiptarë e në ndonjë rast, kur ai ekzistonte, ishte thjesht një copë e kuqe, e dalë boje prej kohësh. Shumë mirë deri këtu. Por gjënë më të çuditshme dhe neveritëse, e kam parë para ca ditësh në qytetin e Librazhdit.

Dihet se për raste festash, të paktën në Librazhd, është traditë që rrugët dhe institucionet të zbukurohen me flamuj shqiptarë. Por në Librazhd (mbase edhe në ndonjë qytet tjetër), ndodh ajo që s’besoj se duhet të ndodhë. Flamujt e varur diku të ndonjë institucioni apo edhe në rrugë, janë thjesht disa copa të kuqe. Dhe ato janë tej mase të përdorura. Gjithsesi po të shohësh, gjithsej, janë pak flamuj dhe shumë copa të kuqe. Mua më lind pyetja: Në Shqipëri, mungojnë flamujt apo respekti ndaj simbolit kombëtar nga ana e vetë shtetit!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›