Po ti bashkosh ngjarjet e fundit, duket si një grusht shteti
Përse duhet lënë një ministër, një individ, cilido qoftë ky, të rrënojë sportin dhe kulturën shqiptare?
Si ka mundësi që Shqipëria ka dalë dy herë nën regjimin e Berishës nga FIFA? Përse i duhet Pangos institucioni i FSHF-së? Kë duan të vendosin aty?
Zoti President duhet t’u ndërpresë rrugën këtyre të pangopurve. Këto nuk janë çështje kardinale, por po t’i bashkosh ngjarjet e fundit e kupton që kemi të bëjmë me grusht shteti dhe institucionesh. Kushtetuta ndryshon në '94 dhe kërkon President Saliun të bëhet Mbret, sot kërkon ta çnderojë Presidentin dhe t’i anulojë gjithë vendimet. Çfarë perversi për pushtet! I pandreqshëm ky Berisha! E ka bajraktarizimin në gjak.