Dy persona kapen me arme ne lokalin me muzike live
Policia e Tiranes ka mundur qe te arrestoje dy persona te cilet jane kapur me arme ne nje lokal muzike live ne kryeqytet. Sipas burimeve zyrtare arrestimi eshte kryer nga sherbimet e Komisariatit te Policise nr. 4 te cilat kryen ndalimin ne flagrance te Redi Dizdarit 31 vjec lindur ne Shkoder dhe banues ne Tirane dhe te Zhuljan Muharrem Dukes 46 vjec lindur ne Korce dhe banues ne Tirane. Burimet zyrtare nga policia shprehen se arrestimi i te dy personave ka ardhur pasi ata jane kapur me arme ne oret e para te mengjesit te se dieles. Sipas policise ne oren 0230 ne rrugen Ali Pashe Gucia gjate kontrollit te ushtruar nga sherbimet e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane ne bodrumin e nje lokali me muzike live jane gjetur nje automatik Kallashnikov me 30 fisheke nderkohe qe shtetasit Zhuljan Duka iu gjet te fshehura ne trup nje arme zjarri pistolete TT me 5 fisheke. Armet e gjetura jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale ndersa materialet i kaluan prokurorise per veprime te metejshme.