E Shtunë, 31 Tetor 2026

E ze masivi i dheut vdes minatori

Nje i ri nga Hasi ka humbur jeten dje ne mesdite ne minieren e fshatit Golaj te Hasit pasi mbi te ka rene nje masiv i madh dherash te cilat e kane zene poshte duke i kushtuar jeten. Viktima eshte nje minator 30-vjecar nga Hasi i cili po nxirrte krom ne minieren ku ka nderruar jete. Sipas deshmive te kolegeve te tij Bilbil Brati ishte duke germuar kur nje masiv dheu e ka zene persiper. Ne levizje jane vene te gjithe punetoret e tjere dhe disa banore te ketij fshati te cilet gjendeshin aty prane per te hequr masivin e dheut qe kishte zene 30-vjecarin. Por nderhyrja e shokeve ka qene e kote pasi i riu ka gjetur vdekjen e menjehershme. I riu eshte nxjerre i pajete nga miniera. Kushtet e veshtira te punes kane bere qe brenda nje muaji Brati te jete viktima e dyte ne minierat e qarkut te Kukesit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›