Vdes nena e dy femijeve dyshohet vetevrasje
Nje 28-vjecare ka nderruar jete ne spitalin e Durresit pas nje plagosjeje me arme zjarri.
Albana Dalipi 28 vjece e martuar nena e dy femijeve nuk ka mundur ti rezistoje nderhyrjes kirurgjikale te kryer nga mjeket e Durresit si dhe specialistet e ardhur nga Tirana duke nderruar jete ne sallen e operacionit. Sipas mjekeve plumbi i kishte prekur stomakun si dhe murin e zemres cka rrezikoi jeten e 28-vjecares. Ngjarja ka ndodhur pasditen e se henes ne lagjen numer 17 ne Durres. Albana Dalipi 28 vjece e martuar me femije eshte gjetur e plagosur ne banese nga bashkeshorti i saj i cili e ka transportuar menjehere per ne spitalin e Durresit ndersa ka njoftuar dhe policine per ngjarjen e ndodhur. Ky i fundit ka deshmuar per hetuesit e ceshtjes se bashkeshortja kishte shfaqur shenja depresioni kohet e fundit duke hedhur versionin e tentatives se vetevrasjes. Nga ana e saj policia pohoi versioni i bashkeshortit te 28-vjecares se ajo ka tentuar qe te kryeje vetevrasje nuk eshte hedhur poshte. Por paralel me te po hetohet edhe pista e vrasjes se qellimshme nga nje person tjeter gje qe eshte ende nen hetim per zbardhjen e plote te kesaj ngjarjeje.