Sherr mes te rinjve nje i vrare dy te plagosur
Nje sherr mes disa te rinjve ne qender te qytetit te Shkodres ka perfunduar me vdekjen e njerit dhe plagosjen e dy te tjereve. Policia e cila vetem pas pak minutash shkoi ne vendin e ngjarjes beri te mundur shoqerimin e disa personave dhe identifikoi autorin e ketij krimi. Nga hetimet paraprake mendohet se gjithcka ka nisur me nje bast te vendosur ne piken e basteve ne qender te qytetit. Nje pakenaqesi midis dy grupeve te te rinjve eshte pasuar nga fyerje e shprehje banale duke perfunduar me arme zjarri. Sipas burimeve te policise ka qene pikerisht nje i ri ai i cili eshte shkeputur nga grupi dhe ka vrapuar te marre kallashnikovin ne shtepi. Ndersa eshte kthyer ne vendin e sherrit ai ka hapur zjarr ndaj kundershtareve te se njejtes moshe me ate. Per pasoje njeri nga djemte mbeti i vrare ne vend kurse dy te tjere te lenduar jane shtruar urgjentisht ne spital. Drejtori i Policise se Shkodres Bernard Caushaj tha se ishte nje ngjarje per shkak te nje sherri te momentin dhe se te rinjte nuk ishin persona me precedence penal. Ai pohoi se cdo gje eshte ne kontroll dhe se jane marre te gjitha masat per kapjen e autorit dhe zbardhjen e plote te ngjarjes.