E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy persona në gjyq për 2.77 kg heroinë

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgon në gjyq dy persona të akuzuar për trafikimin e 2.77 kg heroinë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, ngjarje kjo e mbetur në tentativë për shkak të zbulimit të drogës në kufi. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të cilat thanë se kanë përfunduar hetimet dhe është dërguar në gjykatë dosja penale ndaj shtetasve Sejtur Geco dhe Jani Kovaçi. I pari akuzohet për “trafikim të narkotikëve”, ndërsa i pandehuri i dytë është nën akuzë për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shitje e lëndës narkotike”. Ngjarja për të cilën akuzohen dy të pandehurit ka ndodhur më 4 qershor 2009 në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku në një automjet policia bllokoi pas kontrollit një sasi prej 2.77 kilogramë heroinë. Sipas hetimit, automjeti me targa KO 8107 B drejtohej nga i dyshuari Sajtur Geco. “Arrestimi në flagrancë është bërë për shkak se në mjetin tip ‘Benz Mercedes’, me targa KO 8107 B, të cilin e drejtonte i ndaluari janë gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale 2 kg e 77 gr lëndë narkotike heroinë”, thanë burimet nga Prokuroria e Përgjithshme. Më pas prokuroria hetoi personin që kishte gjetur drogën dhe urdhëroi arrestimin e tij.         tr.so

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›