E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demi Mur: “Hollivudi nuk më do më”



Pas 25 vjetësh karrierë, Demi Mur është ende e preferuar për miliona fansa në mbarë botën. Aktorja 47 vjeçare, për revistën “W” rrëfen: historinë me djaloshin 31-vjeçar Ashton Kutçer që zgjat prej 4 vjetësh dhe kinemanë: “Luaj në filmat indianë sepse tashmë jam 47 vjeçe dhe rolet që ofron Hollivudi janë për femrat nga mosha 25 deri në 35 vjeçe.” Demi flet me sinqeritet për industrinë e kinemasë: “Është e trishtueshme, e pranoj, më ofrojnë role që nuk më interesojnë. Megjithatë e pranoj se këto role janë në funksion të moshës sime. Ylli është bërë e njohur nëpërmjet rolit të saj në filmin “Ghost”, por është ende e vetëdijshme se për të metur e famshme, duhet të jesh gjithmonë në kontakt me fansat. Tashmë në faqen e internetit “Tëitter” aktorja është bërë një “rast” i veçantë sepse publikon mendime, reflektime si dhe sekrete të vogla për jetën e përditshme dhe atë bashkëshortore. Ajo ka rreth 200 mijë fansa në “Tëitter, ndërsa Kutçer ka 4 milionë. Së bashku formojnë çiftin më të bukur si nga pamja fizike ashtu edhe nga lloji i marrëdhënies së tyre.

Elisabeta Kanalis
E dashura e Klunit zhvishet për “Playboy”-n

Lajmi vjen më një shpejtësi marramendëse. E dashura e Xhorxh Klunit, Elisabeta Kanalis do të vërë në pah format e saj sensuale. Ajo duket se e ka marrë shumë seriozisht faktin e të qënit e famshme dhe për këtë mendohet se është lidhur me një nga meshkujt më të pashëm të Hollivudit. Kështu, pas kopertinave në Francë dhe SHBA, ajo mendon të shfaqet e zhveshur për revistën e meshkujve, ku shumë figura të njohura të kinemasë dhe spektaklit kanë tentuar të jenë pjesë. “Playboy” do të ishte vetëm hapi i parë, produksionet kinematografike fillojnë ta marrin seriozisht në konsideratë për role në filmat më të sukesshëm. Më herët të gjitha mediet italiane mendonin se historia e tyre ishte thjesht një marrëveshje dhe jo një lidhje e vërtetë, pasi Kluni dhe Kanalis shfaqeshin pranë njëri-tjetrit, por kurrë duke u puthur apo përqafuar.

11 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›